• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fjetja e arsyes prodhon monstra”

by Ben Andoni
24/09/2018 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Fjetja e arsyes prodhon monstra” është një gravurë e Françisko Gojës, realizuar në kapërcyell të shekullit XVIII, kohë kur të gjitha vendet e Evropës zienin nga padrejtësia dhe përpjekja për ndryshim. Autorit i shkoi ndërmend që të shkëputej nga puna e përditshme me imazhet patetike të familjes mbretërore dhe të prodhonte një cikël, ku të përshfaqte të gjithë pasiguritë e veta dhe të njerëzve që e rrethonin. Ndërkohë që kishte filluar të shurdhohej krejtësisht, e ka portretizuar veten të ulur me kokë e mbështetur në tavolinë mes pajisjeve dhe letrave të tij të vizatimit, në një makth prej zogjve të frikshëm të natës që i kishin mësyrë në dhomë. Në kompozim janë të preçizuar kukuvajka, që portretizojnë marrëzinë dhe lakuriq nate që përshfaqin injorancën e kohës. Artisti është në makth dhe ka frikë të ngrihet sepse përreth i gëlojnë armiqtë më të mëdhenj ndaj të cilëve e ka vështirë të reagojë. Në një farë mënyre, puna që bën pjesë në ciklin e njohur “Los Caprichos”, stigmatizonte shoqërinë spanjolle të kohës si të çmendur, të korruptuar dhe krejtësisht të denjë për tallje…por edhe të frikësuar, ashtu si ishte vetë.

…

Shoqëria shqiptare e pas viteve ’90 e meriton një punë të tillë, por për fat të keq, artistët tanë në kërkim të identitetit e kanë të pamundur të prodhojnë një gjë të tillë. U duhet më shumë të mbijetojnë ose dhe ata që janë në gjendje të luftojnë, punojnë më shumë për formën sesa të japin mesazhe të mëdha. Edhe më të pamundur i bën kauza që të bashkohen dhe të krijojnë një impakt për shoqërinë në këtë kauzë të drejtë, që shoqëron të gjithë problematikën e fundit për teatrin. Tashmë janë thënë të gjitha për teatrin. Arroganca e pushtetit, indiferenca e opozitës dhe mbi të gjitha një popull i lodhur që qan me lotë çurk para telenovelave turke, por që nuk i bën syri tërr, kur vlerat e qytetit tonë modest i shkatërrohen dhe i bjerren pak e nga pak. Masiviteti i lëvizjes për teatrin duket se e vërteton këtë gjendje ku ndodhemi. Shndërrimi i funksionit historik që mbart trualli dhe ngrehina e Teatrit Kombëtar është një fyerje për kanonet demokratike të kujtesës së monumenteve që u munduam të ravijëzonim të gjithë pas viteve ’90; privatizimi i pronës publike bash në qendër të vendit për interesa private dhe korruptive; hapja e udhës për prishjen e teatrit sikurse u veprua pa e çarë kokën edhe për Stadiumin Kombëtar ; përvetësimi dhe futja e kudo e hundëve në pronat publike për interesa të grupeve që janë fare afër klasës tregon se në çfarë shkalle ka arritur sot Shqipëria. E për fat të keq, shoqëria shqiptare vazhdon të votojë të njëjtët njerëz dhe të jetë dakord me këtë lloj gjendje, sepse i shkon me sa duket ky nivel.

Ndaj, ajo që u prit nga Të Majtët në këto dy mandate, rezulton një zhgënjim i madh, ashtu si ajo e Të Djathtës para saj dhe kështu me radhë për ata që do të vinë. Nuk mund të presësh më shumë nga një shoqëri e cila pothuaj nuk lexon qoftë edhe një rresht, ashtu si është krejt indiferente për bjerrjen e cilësisë së jetës dhe mbi të gjitha prekjen e trashëgimisë. Një luftë edhe më e padrejtë është sot me ata që mbrojnë idenë se kompleksi i teatrit nuk është monument kulture dhe kjo e justifikon prishjen, apo për përkrahësit e zëshëm të Socialistëve, që për ironi kanë ndër vete dhe ata që dikur ngriheshin dhe bënin zhurmë dhe për një mur krejt pa sens diku.

Shqetësuese është sesi mund të veprohet me dekretet e presidentit, ashtu si edhe me ndërmarrjet që bën maxhoranca që edhe pse janë shkelje e hapur e parimeve demokratike votohen në njësh-kolonë.

Brukseli vërtetë mund të mos jetë kaq e i ndjeshëm për një gjest, paçka se në letrën dërguar zyrtarëve shqiptarë vendosi pikat mbi ‘i’, por janë detajet që masin funksionimin e demokracisë së vërtetë apo më keq talljen që po bëhet me këtë rast me ligjin, i cili është retushuar për t’u fituar sërish nga e njëjta palë.

Shqipëria është duke kapur dekadën e tretë në demokraci dhe në këtë rrugëtim aspak të lehtë por të ndihur nga fuqitë më të njohura perëndimore, duket se ka bërë shumë hapa pas në karakterin demokratik dhe në atë sesi konceptohej e ardhmja e saj.Prova: Ka shkatërruar shtetin pothuaj tre herë në vetëm 30 vjet, në rebelime që e afrojnë me konceptimet e shteteve afrikane me faza zhvillimi  minore, ndërsa elitat që ka zgjedhur si koncentrim i mendimit të saj, i kanë dhënë një të ardhme pa asnjë shpresë. Shifrat janë të frikshme: Dhjetëra, qindra, mijëra që kërkojnë azile nëpër botë, qindra-mijëra që kërkojnë fatin në llotarinë amerikane dhe kështu me radhë.

Në Shqipëri ka vdekur arsyeja për të ndryshuar vendin dhe kjo i ka hapur vendin monstrave, që mund të përfitojnë gjithçka të panginjur. Shqipëria është nën frikën e të fortëve dhe të një shteti që nuk i përgjigjet, sepse rehabiliton kriminelët, që kanë treguar se janë afër pushtetit, dhe i jep grushte njeriut të varfër që nuk legalizon dot shtëpinë, që e mbyll muajin me sakrifica të panumërta dhe që nuk ka asnjë shpresë se gjërat do ndryshojnë. Goja e portretizoi mrekullisht gjendjen e spanjollëve (njësoj është sot për shqiptarët) në gravurën me numër 43-të, pjesë të ciklit të satirës “Los Caprichos”. Jemi edhe ne si katër shekuj më parë, pa arsye, të panginjur për të prishur gjithçka të bukur…personazhe të njëjtë me Gojën. (Homo albanicus)

 

 

Next Post
Kontrollet e përforcuara, vetëm në Tiranë u prangosën 76 persona brenda javës, qindra shoqërime

Kontrollet e përforcuara, vetëm në Tiranë u prangosën 76 persona brenda javës, qindra shoqërime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amaneti i fundit i Rexhep Qoses, çfarë shkruhej në letrën që i la nipit

Amaneti i fundit i Rexhep Qoses, çfarë shkruhej në letrën që i la nipit

April 23, 2026
DASH shtrëngon masat ndaj vizave / Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim të rëndësishëm: Kush punon kundër nesh, do ta pësojë!

DASH shtrëngon masat ndaj vizave / Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim të rëndësishëm: Kush punon kundër nesh, do ta pësojë!

April 23, 2026
“Misa a Buenos Aires”, këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

“Misa a Buenos Aires”, këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

April 23, 2026
Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg

Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg

April 23, 2026
“Qendroni larg Rusisë”/ Paralajmërimi i fortë amerikan për Serbinë

“Qendroni larg Rusisë”/ Paralajmërimi i fortë amerikan për Serbinë

April 23, 2026
“Travel and Tour World”: Plazhe magjike dhe aventura pa fund. Shqipëria, destinacioni i vitit 2026

“Travel and Tour World”: Plazhe magjike dhe aventura pa fund. Shqipëria, destinacioni i vitit 2026

April 23, 2026
Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë politikë! Është kampione e energjisë së rinovueshme

Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë politikë! Është kampione e energjisë së rinovueshme

April 23, 2026
Ministri Malaj debat me Tabakun në Kuvend: Taksimi bazohet në preventivin e investimit, jo te çmimet e referencës

Ministri Malaj debat me Tabakun në Kuvend: Taksimi bazohet në preventivin e investimit, jo te çmimet e referencës

April 23, 2026
Lufta në Iran, paralajmëron OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri

Lufta në Iran, paralajmëron OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri

April 23, 2026
Situatë alarmante! Nafta mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet SHBA-Iran rrezikojnë furnizimin global

Situatë alarmante! Nafta mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet SHBA-Iran rrezikojnë furnizimin global

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In