• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 autorë. Manastirliu: Mburojë për ruajtjen e shqipes

by A R
22/11/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe, një vepër me rëndësi të madhe, është prezantuar sot nga Akademia e Shkencave, në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe.

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se për hartimin e këtij Fjalori punuan 25 hartues dhe 55 bashkautorë. Gjinushi bëri me dije se po ashtu u krijua edhe një bazë të dhënash elektronike me një fond prej 800 milion njësish, në të cilat u përfshinë tërë fjalorët e mëparshëm, si dhe veprat e autorëve më në zë shqiptarë.

“Për të hartuar këtë vepër u  ftuan tërë specialistët e fushës në trojet shqiptare e Arbëri, përgjigjja e gatishmëria e tyre, si dhe e qeverisë dhe Kryeministrit për të na besuar e financuar këtë projekt madhor, mundësoi fillimin e punës e kryerjen me kompetencë e në kohën e duhur të kësaj vepre madhore. Për hartimin e saj u ngrit një grup i përbërë nga  25 hartues, 55 bashkautorë të drejtuar nga një redaksi prej 10 leksikografësh e në ndihmë të saj u krijua një qendër e posaçme, ajo e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, tashmë e kthyer në qendër të përhershme.

Pra, u ngrit një trupë e krahasueshme me dy institute, sepse Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë ka sot 21 punonjës kërkimorë-shkencorë. Kjo trupë përbëhet nga punonjësit akademikë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Universitetit të Prishtinës, të Tiranës e universitetet e tjera publike në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut si dhe të Universitetit të Palermos e të Kozencës. Për hartimin e tij u krijua një bazë të dhënash elektronike me një fond prej 800 milion njësish, në të cilat u përfshinë tërë fjalorët e mëparshëm, ndër të tjera, si dhe veprat e autorëve më në zë shqiptarë nga Buzuku, Fishta e deri tek Kadareja, si dhe u krijua njësia me specialistë të gjuhësisë kompjuterike të IT për të mundësuar hartimin e tij sipas teknologjive më të përparuara të kohës”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu e konsideroi Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe si një mburojë për ruajtjen e pastërtisë dhe pasurisë së gjuhës sonë.

“Me rreth 120 mijë fjalë, ky Fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe. Në një kohë ku globalizmi dhe dixhitalizmi ndikojnë thellësisht në kulturat dhe gjuhët e botës, ky fjalor është një mburojë për ruajtjen e pastërtisë dhe pasurisë së gjuhës sonë shqipe. Ky Fjalor ruan dhje zhvillon atë që Rilindasit e quajtën fjala e lirë shqiptare.

Ky Fjalor është rezultat i punës së një ekipi të përkushtuar studiuesish që kanë përmbledhur jo vetëm leksikun e përditshëm të shqipes, por edhe forma të rralla, dialekte dhe nuanca historike të saj. Ky fjalor nuk është vetëm një mjet për komunikim, por edhe një burim për hulumtime të mëtejshme shkencore, një udhërrëfyes për mësimdhënien dhe një ndihmës për ruajtjen e identitetit tonë në kohë sfidash”, theksoi ministrja.

/a.r

Next Post
VIDEO / Një breshëri automatiku i mori jetën në pak sekonda, dalin pamje të reja nga vrasja e Klaudio Prendit

Xhamat e makinës së autorëve nuk u hapën fare, policia këqyr pamjet pas vrasjes së Klaudio Prendit

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Citoj………” për hartimin e këtij Fjalori punuan 25 hartues dhe 55 bashkautorë”.
    Kaq shumë Mamí, e nxjerrin çyryk fëmijën. Shumica, nuk është tregues cilësie, por është tregues i mungesës së aftësisë, kompetencës dhe përgjegjësisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In