• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FJALORI BANAL/ Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë deputetin e PD, Noka nga punimet e Parlamentit

by Java News
23/11/2016 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamur Noka, deputet i PD-së, përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të fjalorit banal dhe fjalëve fyese të përdorura prej tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Vendimi është marrë pak minuta më parë nga Byroja e Kuvendit.  Byroja e Kuvendit është mbledhur pasditen e sotme nën drejtimin e n/ kryetares Valentina Leskaj pas letrës së dërguar nga Komisioni i Sigurisë për masë ndaj deputetit të PD, Flamur Noka për incidentin me ministrin Tahiri. Mbledhja u drejtua nga Leskaj, pasi kryetari Kuvendit, Ilir Meta, ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani. Komisioni i Sigurisë ka kërkuar përjashtimin 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Nokës, pasi ofendoi kryetarin e Komisionit, Spartak Braho dhe ministrin Tahiri. Byroja e Kuvendit pas kesaj kerkese vendosi perjashtimin 10 dite nga punimet e Kuvendit te deputetit Noka.

Lutaj

Sekretari i Komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj deklaron se nuk do të zhvillohet asnjë mbledhje deri në vendimin e Byrosë së Kuvendit për deputetin e PD, Flamur Noka pas incidentit gjatë mbledhjes së djeshme ku po raportonte ministri Tahiri për buxhetin.

“Dje ishte një shfaqje e shëmtuar nga deputeti Noka. U propozua marrja e masës ndaj këtij deputeti, pasi nuk është hera e parë për këtë ligjvënës që bën veprime të tilla.

Kryetari i Komisionit njoftoi sot shtyrjen e mbledhjes deri në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit.

Për deputetë që bëjnë shfaqje të tilla, duhet ti jepet fund. Mbledhja e komisionit, jo deri sa të japë vendim Byroja.

Nuk do të preket rendi i ditës në komision kur do të flitet për buxhetin. Sot në komision për raportim e buxhetit ishte Visho Ajazi Lika” shprehet ai.

Shtyhet raportimi i Visho Ajazait për shkak të Nokës

Raportimi i kryetarit të SHISH, gjithmonë përbën një ndër eventet më të rëndësishme në komision e Sigurisë Kombëtare. Mbledhjet zhvillohen gjithnjë me dyer të mbyllura, qoftë edhe kur parashtron kërkesat për buxhetit, për shkak të konfidencialitetit të të dhënave se ku shërbimi dëshiron të shpenzojë paratë.

Por këtë radhë raportimi i Visho Ajazi Likës tek siguria u anulua dy herë radhazi, fillimisht për shkak të ndodhjes së tij jashtë vendit dhe më pas për shkak të Flamur Nokës. Maxhoranca në komision vendosi të mos zhvillojë mbledhje deri sa Byroja e Kuvendit të vendosë për përjashtimin e deputetit demokrat.

Në shenjë proteste kjo për sjelljen ofenduese të Flamur Nokës ndaj ministrit Tahiri dhe kryetarit ët komisionit Spartak Braho. Një ditë më parë Braho i kërkoi mbledhjen e Byrosë për të përjashtuar me 10 ditë Nokën për shkak të fjalorit të përdorur prej tij.

ma.me

Next Post
BUXHETI 2017/ Mazhoranca miraton taksat, voton paketën fiskale

BUXHETI 2017/ Mazhoranca miraton taksat, voton paketën fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In