• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalor i paradokseve (III)

by Fatos Tarifa
17/09/2024 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Dita ka nisur botimin e “paradokseve” që sociologu dhe intelektuali i njohur publik, Fatos Tarifa, ka definuar në një prej librave të tij të fundit, titulluar Fjalor i paradokseve (botim i Onufrit). Redaksia e Ditës ka lejen e autorit për t’i riprodhuar paradokset që shpjegohen në këtë libër në faqet e saj, integralisht dhe në rend alfabetik, siç janë botuar nga vetë autori, për t’ua bërë ato të njohura një publiku sa më të gjerë. Dje publikuam shkronjën A dhe disa fragmente nga parathënia që Prof. Tarifa ka shkruar për këtë libër. Sot po vijojmë me paradokset e renditura në shkronjat B dhe DH.

Nga Fatos Tarifa

E – F

ELEGANCË. Tipari dhe përmasa kryesore e së bukurës.

ELVIS (Presley). “Before Elvis there was nothing” (John Lenon). I pari superstar i muzikës Rock and Roll. Elvis e shndërroi Rock-un në gjuhën universale të muzikës pop, duke u bërë një ikonë kulturore e përbotshme. Leonard Bernstein, kompozitori dhe dirigjenti legjendar amerikan, e ka cilësuar atë si “forcën kulturore më të madhe të shekullit të 20-të”. Elvis shënoi fillimet e një revolucioni të ri kulturor e shoqëror, në atë masë sa, Bernstein, me të drejtë thoshte se “the Sixties erdhën prej tij”. Qysh në mesin e viteve 1950 Elvis ndryshoi çdo gjë—muzikën, gjuhën, veshjen. Me Elvisin, të gjitha këto u bënë afrodisiake dhe seksibicioniste. Raquel Welch, aktorja e famshme sex symbol e viteve 1960 dhe 1970, kujtonte: “Kur isha 13, e pashë Elvisin për herë të parë të këndonte live dhe papritur kuptova se ç’është seksi. Është e habitshme se ç’bëri prania e tij për të stimuluar libidon e një adoleshenteje si unë. Uauu, ai ishte vërtet diçka ndryshe. Mbi skenë ai ishte si një stuhi seksuale, një forcë e natyrës”. Në mënyrën e vet të paimitueshme Elvis paralajmëroi ardhjen e revolucionit seksual.

EMANCIPIM. Proces gradual që mundëson ndryshime të pjesshme në çdo sferë të jetës së shoqërisë.

ENGELS (Friedrich). Një emër i madh, që zakonisht përmendet bashkë me Marksin, pa qenë më pak i rëndësishëm sesa ai.

ENGJËLL. Të gjithë fëmijët lindin engjëj. Përse atëherë në popullsinë e rritur ka kaq shumë djaj?

ENTUZIAZËM. Pa entuziazëm nuk mund të ketë sukses. Maksima e urtë e Churchill-it: “Suksesi s’është gjë tjetër veçse rënia nga një dështim në tjetrin pa e humbur entuziazmin”.

EPIKURI. Kur studioja filozofi në universitet doja të isha një epikurian. Kur u bëra 60 vjeç, zbulova se tërë jetën time kisha qenë një epikurian.

EPOKË. Asnjë epokë nuk ka si fillim dhe si fund të saj një datë të dhënë. Epokat nuk janë ngjarje që ndodhin në një datë, ose përgjatë një periudhe kohe të caktuar. Ndryshimet epokale nisin gradualisht dhe e shtrijnë ndikimin e tyre edhe në epokën pasardhëse.

ETIKË SEKSUALE. Një etikë seksuale emancipuese është ajo që e sheh seksin si një aspekt normal e të shëndetshëm të një marrëdhënieje intime dhe që e ndihmon individin ta trajtojë seksin në një mënyrë të përgjegjshme e të maturuar.

Ë

ËNDËRR. Një lloj alter ego e realitetit.

F

FAMILJE. Institucioni më i vjetër shoqëror. Unë ende nuk kam gjetur një vepër historike e sociologjike më të mirë sesa The Origin of the Family, Private Property, and the State (Engels) dhe nuk kam lexuar një novelë më të bukur për familjen sesa Family Happiness (Tolstoy).

FAT. Janë aftësitë tona relative dhe dobësitë tona relative ato që na mundësojnë të parashikojmë fatin tonë. E ardhmja e secilit prej nesh nuk është domosdoshmërisht diçka që përcaktohet nga jashtë nesh, ajo është në dorën tonë. Siç thoshte Shekspiri, “fati ynë përcaktohet jo nga yjet, por nga vetë ne” (Julius Caesar).

FE. Seneka thoshte se për “njerëzit e zakonshëm feja është e vërtetë, për të mençurit ajo është false, ndërsa për sundimtarët është e dobishme”. Edhe pse, deri më sot, mallkimet më të mëdha ndaj kundërshtarëve të fesë kanë rënë mbi Marksin, për shkak të cilësimit të fesë prej tij si “opium për popullin”, ka qenë Napoleon Bonaparti ai, i cili, para Marksit, e quajti fenë një “shpikje të mrekullueshme për ta mbajtur popullin të heshtur”.

FËMIJË. Gra e burra që nuk piqen me moshë.

FËMIJËRI. Periudha në të cilën mund të parashikohet njeriu që bëhemi kur rritemi.

FILOZOF. Një filozof dallon nga një politikan sepse i pari shtron pyetje, ndërsa i dyti pretendon se ka përgjigje për çdo gjë.

FILOZOFIA. Nis si habi, mbaron si spekulim.

FISNIK (fisnikëri). Cilësia më e bukur e një qenieje njerëzore.

FJALA. Pasqyrë e shpirtit dhe terapi. Prej saj mund të njohim njeriun që flet. Një fjalë të ëmbël e dëgjon edhe i shurdhi.

FREUD (Sigmund). “Freud ishte si Kolombi, që zbarkoi në një breg dhe zbuloi një kontinent të tërë…Tek ai, seksualiteti human u vetndërgjegjësua, njëlloj siç u vetndërgjegjësua ekonomia te Marksi” (Wilhelm Reich).

FRIKË. Një krijesë e mendjes sonë. Frika nuk ekziston realisht jashtë mendjes, pra është në mendjen tonë ku frikën edhe mund ta vrasim, për të mos lejuar që ajo t’i vrasë dëshirat dhe ëndrrat tona. Nga frika nuk duhet të kemi frikë. Në jetë ka momente kur frika të bën më të mprehtë, të sfidon, të bën më të fortë, dhe nëse i largohesh frikës, ti u largohesh, gjithashtu, edhe mundësive të tua më të mëdha.

FUTBOLL. Sporti më popullor në tërë planetin.

Next Post
VIDEO/ Kishte bërë plan të vriste gjysmën e klasës, arrestohet 11-vjeçari! Çfarë i gjeti policia

VIDEO/ Kishte bërë plan të vriste gjysmën e klasës, arrestohet 11-vjeçari! Çfarë i gjeti policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

April 1, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Idajet Beqiri: Kam kallëzuar në SPAK Flamur Nokën! Rrezikon 25 vite burg për 9 krime të kryera

April 1, 2026
“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

April 1, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Veliaj mungon në seancë. Avokatët kërkojnë ndarjen e çështjes, “përplasen” me prokurorin Dado

April 1, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Turma imagjinare e PD

April 1, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

April 1, 2026
BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

April 1, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In