• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimi parë: Anija e mbytur pa dalë nga porti

by Lutfi Dervishi
24/07/2022 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presidentit aq më tepër që për nga natyra zoti Begaj ka qenë i heshtur dhe nuk ka preferuar të komunikojë me median!

Për të gjykuar një fjalim, aq më tepër fjalimin e parë të kryetarit të shtetit të mbajtur në Parlament duhen nënvizuar ato që nuk u thanë.

Nuk është vendi dhe rasti për të analizuar stilin, apo tonin me të cilin u mbajt fjalimi. Por në fjalimin e pare të bëjnë përshtypje mungesat e shumta:

Asnjë fjalë për Parlamentin, rolin e tij ligjvënës dhe kontrollues të institucioneve.
Asnjë fjlaë për kompetencat e veta.
Asnjë fjalë politikën e jashtme.
Asnjë fjaë për Kosovën! Nëse Presidenti në largim e kaloi ditën e fundit në detyrë në Kosovë, Presidenti Begaj nuk e përmendi Kosovën në fjalimin e parë!
Asnjë fjalë për diasporën shqiptare!
Problemet, sfidat dhe arritjet që ka vendi sit nuk janë abstrakte, por shumë konkrete.

Boshatisja e vendit është plagë e hapur. Asnjë fjalë për largimin nga vendi. Asnjë fjalë për largimin në masë të mjekëve dhe infermierëve ndonëse është vetë mjek në profesion!

Korrupsioni dhe kapja e shteti janë elefanti në dhomë. Dhe ky fenomen nuk përjashton deputetët – ndëshkimi para se të vijë nga drejtësia vjen nga kutia e votimit dhe Shqiperia e 2022 ende nuk po realizon zgjedhje pa probleme dhe të pakontestuara!

Vendi ka hapur zyrtarisht negociatat me BE-në, por maratona e 33 kapitujve nuk do të jetë e lehtë! Kjo maratonë transformuese nuk është vetëm për qeverinë dhe opozitën, por për gjithë shoqërinë, për institucionet dhe shoqërinë civile, për median dhe çdo qytetar të këtij vendi. Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin dhe meritonte mesazh të qartë për këdo!

Sfidat e politikës asnjëherë nuk kanë qenë të lehta! Reforma zgjedhore, (me ligj është sanksionuar edhe vota e emigrantëve) reforma territoriale janë në tryezë. Suksesin nga dështimi i ndan vetëm një vijë e hollë! Do t’i zgjidhim krizat e radhës me gjyqtar ambasadorët apo gjyqtari vendas do të jetë në lartësinë e detyrës?!

Të bën përshtypje që me konkret ishin urimet e para që mori Presidenti, sesa fjalimi i tij i parë në Parlament.
Një fjalim për njerëzit, për komunitetet për çështjet e mprehta që po kalon vendi, një fjalim që vë gishtin në plagë, por dhe që jep shpresë se e nesërmja do të jetë më e mire- mungoi!

Duke perifrazuar një thënie të vjetër: anija e mbytur pa dale nga porti!

Ndoshta duhet pranuar që nuk zhgënjeu pritshmëritë!

P.S Fjalimi dytë në Presidencë kishte më shumë brendi se i pari, por fjalimi dytë më shumë nxorri në pah boshllëkun e të parit! Boshllëk që gjithkush uron të mbushet në çdo ditë të mandatit me veprimtarinë e institucionale e cila i ka të gjitha mundësitë të përgënjeshtrojë dobësinë dhe mungesat e fjalimeve, sidomos të fjalimit inagurues.

Next Post
Miku i Berishës?! Dritan Abazoviç kërcënohet me vdekje, akuza: Grupet e afërta me Lazoviqin dhe kartelet…!

Miku i Berishës?! Dritan Abazoviç kërcënohet me vdekje, akuza: Grupet e afërta me Lazoviqin dhe kartelet...!

Comments 5

  1. Lili says:
    4 years ago

    Z.Lutfi.Ju dhe unë jemi njerëz të penës,që kemi mbaruar gazetariJu) dhe gjuhë shqipe dhe letërsi ( unë). Fjalimi i parë gjithmonë është njohës,jo analizues, zhbirilues, interesat,me ritmin,intonacionin,theksin tek fjalët me ngarkesën ideore dhe emocionale më të lartë.Ai është mjek.Ju gazetar Tjetër oratori ( që edhe Ti nuk e ke se bën gjë mëk shpeshherë), Emocionet bëjnë punën e tyre Vet ofrohu si këshilltar i presidentit për problemet e medias Mbase i jep një dorë ndihmë.Të uroj më pak kritikë dhe më shumë finesë dhe delikatesë gazetareske

    Reply
  2. Leka says:
    4 years ago

    E met Lut vetem mllef ke kur shkryan per qeverine . Ke te drejte se ne hanin e PD dhe PR ke hanger

    Reply
  3. Jamarber Dibrani says:
    4 years ago

    O bo bo booooo…..foli përseri me gojën bythë, kolegu i KIKOS, Lutfi Dervishi….
    Strateg i opinionisteve të grupit (mollopupëve) të LAPSIT TË SYRIT, të mirë paguar nga nëntoka e SALBERILMET-it, të demaskuar e katandisur si burra pa koqe e lakuriq në mes të kazanëve të plehërave.
    Ky është Dr.Lutfiq Dervishoski – shtetas bullgar, që kruhet e jep mënd në Shqipëri, me doktoraturë të KISTAL-intë….
    Aferim dhe sulm akoma e më shumë kunder kesaje qeverie.
    Të bëftë mirë honorari i majmë që merr nga LAPSI I SYRIT.

    Reply
  4. Sqepari says:
    4 years ago

    Nuk e lexoj kurre! I njeanshem, ben ironikun, skuth politik.

    Reply
  5. ppa says:
    4 years ago

    Ky analisti “vemje” eshte bere shume aktiv kohet e fundit; jam i bindur qe edhe po t’i kishte permendur gjithe sa kumton ky analisti, prap ai vete do te nxirrte yckla te tjera – nuk permdi kete dhe ate dhe ate tjetren….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

May 1, 2026
Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

May 1, 2026
Trump reagon ashpër ndaj kancelarit gjerman Merz: Fokusohu te Ukraina dhe rregullo vendin tënd që po rrënohet, jo te Irani

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje ose do t’i zhdukim përgjithmonë

May 1, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe dolën nga OPEC-u? Ekspertët: Përafrim me SHBA

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe dolën nga OPEC-u? Ekspertët: Përafrim me SHBA

May 1, 2026
Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë

Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë

May 1, 2026
U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

May 1, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“U legenos për një kolltuk”, Salianji: Berisha uzurpator i PD, njoftoj ndërkombëtarët

May 1, 2026
Iu kërkua të këndonte në promovimin e ndeshjes, Dua Lipa refuzon performancën në duelin e shumëpritur Fury-Joshua

Iu kërkua të këndonte në promovimin e ndeshjes, Dua Lipa refuzon performancën në duelin e shumëpritur Fury-Joshua

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In