• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorja e SHBA, mesazh para politikanëve: Shqipërisë i duhet të ç’rrënjosë korrupsionin

by A R
30/01/2020 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka nisur vetëm pak ditë më parë detyrën, ka përsëritur edhe njëherë mesazhet e forta të parnerit strategjik përtej oqeanit, për të ndëshkuar dhe ç’rrënjosur një herë e mirë krimin e organizuar dhe korrupsionin në vendin tonë.

Gjatë pritjes së saj teksa edhe u prezantua sot, ambasadorja Yuri Kim deklaroi mes të tjerash para politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetut, se se do të jetë e përkushtuar për të instaluar Reformën në Drejtësi, që të sundojë ligji, që në zbatim duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

“Në këtë sallë gjenden një gamë e ndritshme personash të shquar. Por pavarësisht nëse je politikan, diplomat, imam, murgeshë, gazetar, ushtar, nënë a bijë, jemi të gjithë partnerë në një përpjekje të përbashkët për ta çuar Shqipërinë përpara. Të gjithë kemi një rol për të mundësuar sigurinë, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë”, theksoi Yuri Kim.

“Ajo që na bashkon të gjithëve në këtë sallë është vendosmëria jonë e përbashkët që Shqipëria mund dhe duhet të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë sundimin e ligjit në Shqipëri… Të gjithë kemi një rol për të mundësuar sigurinë, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë”, u shporeh ndër të tjera ambasadorja e re e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim.

Fjala e plotë e ambasadores:

President Meta, Kryetar i Kuvendit Ruçi, Ministra të nderuar, deputetë, të ftuar të nderuar:

Faleminderit të gjithëve që më jeni bashkuar sonte. Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritje shqiptare është thjesht pohim i një fakti!

Përpara se të nisesha nga Uashingtoni për në Tiranë, shfrytëzova rastin për t’u këshilluar me shumë prej ambasadorëve të mëparshëm amerikanë në Shqipëri. Nga Bill Ryerson te Jim Jeffrey e Donald Lu, të gjithë kishin një gjë të përbashkët: afeksion të thellë – në fakt, do të thoja dashuri – për Shqipërinë dhe një besim të thellë në marrëdhënie SHBA-Shqipëri. Ndonëse kam vetëm tetë ditë këtu, që tani kam të njëjtën ndjesi. Kam ndjesinë e qëndrueshme të shpresës dhe vendsomërisë.

Është e e qartë se viti 2020 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, i mbushur me sfida por edhe mundësi. Potenciali për përparim dhe rritje është përpara nesh, nëse udhëheqësit e Shqipërisë mund të bëjnë bashkë vullnetin me dhe mjeshtërinë për të bërë gjënë e duhur.

Siç vura në dukje në seancën time dëgjimore në senat, si dhe shumë herë të tjera që atëherë, si ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, unë kam tre prioritete:

Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. Shqipëria po punon për të qenë edhe një udhëheqëse në Ballkan për luftën kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nga shoqëria civile te bashkësitë fetare, nga organet vendore e ndërkombëtare të zbatimit të ligjit deri te shkollat e arsimtarët, jemi bashkë për ta ndihmuar Shqipërinë që të zhdukë si kërcënimet vendase, ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Së dyti, ne do të vazhdojmë të mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Forcimi i institucioneve dhe praktikave demokratike do të forcojë kandidaturën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive.

Së treti, duam të rrisim mundësitë e biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Ka shumë potenciale të pashfrytëzuara në Shqipëri, për prodhuar, konsumuar dhe për të qenë novatorë.

Ndonëse këto përparësi mund të duken të përmbajtura, ato janë të lidhura pashmangshmërisht.

Cila është lidhja? Të tria këto kërkojnë që Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur.

Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë apo vetëm e komunitetit të biznesit. Për miqtë tanë në komunitetin e biznesit: Ju nxis të udhëhiqni duke kryer punën tuaj me integritet dhe duke kërkuar politika e praktika të shëndosha qeverisëse. Për partnerët tanë në qeveri: ritheksoj rëndësinë e transparencës dhe të shtetit ligjor. Pavarësisht nëse është në praktikë apo në perceptim, korrupsioni e dëmton Shqipërinë dhe e pengon të arrijë potencialin e tij të vërtetë.

Kjo është ajo që lidh tri përparësitë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri.

Më lejoni tani të them disa fjalë për atë që na lidh – në fakt, na BASHKON – të gjithëve ne në këtë sallë.

Ajo që na bashkon të gjithëve në këtë sallë është vendosmëria jonë e përbashkët që Shqipëria mund dhe duhet të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë sundimin e ligjit në Shqipëri.

Në këtë sallë gjenden një gamë e ndritshme personash të shquar. Por pavarësisht nëse je politikan, diplomat, imam, murgeshë, gazetar, ushtar, nënë a bijë, jemi të gjithë partnerë në një përpjekje të përbashkët për ta çuar Shqipërinë përpara. Të gjithë kemi një rol për të mundësuar sigurinë, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Shqipëria ka mundësinë të bëjë transformime mahnitëse në vitin 2020. Iu bëj thirrje drejtuesve shqiptarë – pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo – që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrificë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit.

I përgëzoj partitë e opozitës jashtë kuvendit që gjetën një mënyrë për të ecur përpara me reformën zgjedhore, dhe i përgëzoj ata brenda në kuvend që u siguruan që në tryezë të kishte gjithmonë hapësirë ​​për dialog të hapur. Shpresoj të ketë edhe shumë shembuj të tjerë të këtij lloj bashkëpunimi përgjatë gjithë vitit.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të punojnë me të gjithë ju këtu sonte dhe ju falenderoj të gjithëve paraprakisht për partneritetin dhe miqësinë tuaj.

Next Post
Wuhan/Rrëfehet studentja shqiptare, qendra e koronavirusit: Ndodhi krejt papritur dhe …

Koronavirus, babai futet në karantinë, djali vdes i vetëm në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

January 26, 2026
SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

January 26, 2026
“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

January 26, 2026
“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

January 26, 2026
“Schumacher nuk është më i shtrirë në shtrat pas aksidentit tragjik! Legjenda e Formula 1 lëviz me karrocë”

“Schumacher nuk është më i shtrirë në shtrat pas aksidentit tragjik! Legjenda e Formula 1 lëviz me karrocë”

January 26, 2026
Pas tatuazhit në krah, Bes Kallaku i dedikon fjalë të ndjera partneres së re? “Ti më ke kthyer vajtimin në valle!”

Pas tatuazhit në krah, Bes Kallaku i dedikon fjalë të ndjera partneres së re? “Ti më ke kthyer vajtimin në valle!”

January 26, 2026
Kina të dielën dorëzoi 17 marinarë filipinas që shpëtoi nga një anije e mbytur

Kina të dielën dorëzoi 17 marinarë filipinas që shpëtoi nga një anije e mbytur

January 26, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 viktimë e dy të plagosur, fotoja e kamionit të rrëzuar në humnerë

Aksidenti në Gramsh me 1 viktimë e dy të plagosur, fotoja e kamionit të rrëzuar në humnerë

January 26, 2026
Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In