• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fjalimi i Putin në “Ditën e Fitores”: Qytetërimi në pikë kthese, ka nisur lufta kundër Atdheut tonë

by A R
09/05/2023 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si çdo 9 Maj që nga viti 1945, Rusia ka kujtuar edhe këtë vit “Ditën e Fitores” që shënon fitoren e Bashkimit Sovjektik ndaj Gjermanisë naziste.

Presidenti rus, Vladimir Putin e nisi fjalimin e tij duke uruar ushtrinë ruse për “Ditën e Fitores” teksa thotë se tani po bëhet një luftë e vërtetë dhe pretendon se Rusia po mbron sovranitetin e saj.

“Sot qytetërimi është përsëri në një pikë kthese vendimtare. Një luftë e vërtetë është nisur përsëri kundër Atdheut tonë, por ne kemi kundërshtuar terrorizmin ndërkombëtar, ne do të mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të mbrojmë vendin tonë“, shprehet Putin.

Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq, Presidenti Putin tha se “lufta e vërtetë po bëhet kundër atdheut”. Ai thotë se Rusia dëshiron të shohë një të ardhme paqësore, por ai akuzon elitat perëndimore për të cilët shprehet se po mbjellin farën e urrejtjes dhe rusofobisë.

“Betejat që vendosin për fatin e atdheut tonë janë bërë gjithmonë kombëtare dhe të shenjta”, u thotë Putin rusëve.

Udhëheqësi rus shprehet se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa puna e tyre luftarake, pasi siguria e Rusisë llogarit në punën e atyre që janë në vijën e parë.

“Të gjithë po luten për ju,” u thotë ai ushtarëve në Sheshin e Kuq.

Putin shpeshherë e krahason qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës me nazistët e mundur në Luftën e Dytë Botërore. Ai nuk është larguar nga ai skenar as sot, duke akuzuar liderët e Ukrainës si neo-nazistë teksa ngre pretendimin për një luftë të vërtetë që sipas tij po zhvillohet kundër Rusisë.

“Vetëm Rusia i qëndron besnike arritjeve të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Perëndimi ka harruar se kush i mundi nazistët”, thotë Putin.

Në fjalimin e tij, Putin thotë se është krenar për ushtarët që po marrin pjesë në atë që ai e quan “operacion special ushtarak” të Rusisë. Ai shprehet se shtetësia dhe e ardhmja e Rusisë varet nga këta njerëz. Putin shton se të gjithë janë të bashkuar për të mbështetur ata që ai i quan “heronj”.

“Për Rusinë, për forcat tona të armatosura! Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura,” thotë Putin ndërsa përfundon fjalimin e tij.

Gjatë sundimit të tij, presidenti Vladimir Putin ka kërkuar të përfitojë nga lidhja që rusët kanë për “Ditën e Fitores” dhe krenarinë që shumë njerëz ende ndjejnë për rolin që BRSS luajti në mposhtjen e Gjermanisë naziste.

/a.r

Next Post
Arrestimi i Ruben Saraivës, Maroku i shkruan Shqipërisë: E kemi në qeli, por na dërgoni…

Arrestimi i Ruben Saraivës, Maroku i shkruan Shqipërisë: E kemi në qeli, por na dërgoni...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
Përplasen dy anije në Detin Marmara, fundoset njëra prej tyre: 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur

Përplasen dy anije në Detin Marmara, fundoset njëra prej tyre: 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur

September 2, 2026
Sulmi me dron në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar, Gjermania dyshon për lidhje me inteligjencën ruse

Sulmi me dron në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar, Gjermania dyshon për lidhje me inteligjencën ruse

September 2, 2026
OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

September 2, 2026
“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com