• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimi i fundit si ministre, Kodheli: Normaliteti i Shqipërisë, mbi dëshirat personale

by A R
31/08/2017 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi të enjten, në ceremoninë e dorëzimit të detyrës të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, se “normaliteti i Republikës së Shqipërisë duhet të jetë mbi dëshirat personale dhe sot po tregojmë se Shqipëria është një vend dinjitoz aleat i NATO-s”.

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua sot ceremonia e dorëzimit të detyrës të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku. Pas nderimit të Himnit Kombëtar, ministrja Kodheli lexoi dekretin e Presidentit të Republikës, që me propozim të kryeministrit, dekreton Gjeneral Brigade, Bardhyl Kollçaku, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes në fjalën e saj vlerësoi karrierën ushtarake të Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ndërsa u ndal edhe te arritjet e shënuara gjatë këtyre 4 viteve në dikasterin e mbrojtjes. “Treguam në këto 4 vite që mund t’i modernizonim FA-të, të cilat morën pjesë në çdo mision dhe stërvitje të aleancës në tokë, det dhe ajër. 4 vite më parë, në këtë strukturë nuk vlente karriera, profesionalizmi dhe aftësitë, por vështrimi i ministrit ishte pothuajse mëse i mjaftueshëm për të pasur një karrierë. Ne gjetëm një situatë financiare të goditur nga borxhet e akumuluara prej vitesh dhe një bazë ligjore që i përkiste viteve 2003-2005. Ky ishte thelbi i realitetit ku ushtarakët përpiqeshin t’i mbijetonin sistemit dhe t’i shërbenin vendit”, tha Kodheli.

Sipas saj, megjithë përpjekjet e bëra gjatë këtyre 4 viteve, kishte edhe pengesa të qëllimshme. “Prej 10 muajsh, FA-të u lanë qëllimisht pa Shef Shtabi. Falënderoj kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta për dekretimin e Gjeneral Kollçakut. Normaliteti i Republikës së Shqipërisë duhet të jetë mbi dëshirat personale dhe sot po tregojmë se ky vend është një vend dinjitoz aleat i NATO-s”, shtoi ajo.

Në përfundim të fjalës së saj ajo e konsideroi drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes si një eksperiencë unikale, ndërsa siguroi mbështetjen e vazhdueshme për ushtarakët e FA-së.

/atsh/b.d

Next Post
Pendohet Xhaka, i shtrin dorën Panucci-t

Pendohet Xhaka, i shtrin dorën Panucci-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com