• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fjalimi drithërues / Michelle Obama bën publikun të qajë (VIDEO)

by A R
26/07/2016 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zonja e Parë kërkon të ribashkojë Partinë Demokratike. Dhe për Hillary Clinton thotë: “Është një grua që nuk është dorëzuar kurrë, ka treguar forcën e saj me këmbëngulje. Falë saj tani vajzat e mira janë të vetëdijshme se edhe femrat mund të bëhen Presidente”

Të ndarë në shumë gjëra, të ndarë në klintonianë dhe sandernistë, dhe tani duhej që Michelle Obama të ribashkonte Partinë Demokratike të shkatërruar nga email-et e Wikileaks.

“Hillary nuk është dorëzuar kurrë”

Në aktin e fundit të rëndësishëm si Zonjë e Parë, Michelle ndezi arenën e Filadelfias me një monolog drithërues.

E veshur në blu, si ngjyra e demokratëve, ishte ajo, Michelle Obama, gruaja simbol e ditës që shënoi zyrtarizimin e mbështetjes së Hillary Clinton.

41bbbf72a9a2ad259f0f6a706700cec5-0006

“Jam këtu këtë natë sepse në këto zgjedhje ka vetëm një person të cilit i besoj: mikeshës sonë Hillary Clinton. Nuk është vetëm një zgjedhje mes demokratësh dhe republikanësh, por bëhet fjalë për atë që do të ketë pushtetin për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kanë qenë shumë momente ku Hillary mund ta kishte cilësuar këtë punë si shumë të vështirë, por ajo, dhe kjo është ajo që admiroj më shumë,  nuk zgjedh kurrë rrugën më të lehtë. Hillary Clinton në jetën e saj nuk është dorëzuar kurrë. Është kjo që dua. Dua dikë që ka treguar forcën e këmbënguljes.

E di se çfarë lloj presidenteje do të ishte, dhe për këtë në këto zgjedhje jam me atë. Unë e admiroj pasi ajo kurrë nuk zgjedh rrugën më të lehtë. Kurrë nuk është dorëzuar në jetë. Kjo është ajo që dua”.

36975C9B00000578-3707944-Michelle_Obama_s_speech_at_tonight_s_Democratic_National_Convent-a-5_1469507391813

Michelle dhe ish-rivalja

“Nuk më besohet që kanë kaluar 8 vjet. Nuk do ta harroj kurrë atë mëngjes dimri, kur pashë vajzat e mira, atëherë ishin vetëm 7 dhe 10 vjeç, me njerëz të armatosur përqark. I shpjeguam atyre që kur dikush sillet keq, ne nuk duhet të ulim nivelin tonë. Dhe akoma zgjohem çdo ditë në një shtëpi që është ndërtuar nga skllevër dhe shikoj vajzat e mia, femra me ngjyrë të reja dhe inteligjente, që luajnë me qenin e tyre në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Falë Hillary-t, vajzat e mia dhe të gjithë fëmijët tanë, do të jenë në një qeverisje më të mirë, duke ditur që në krye të SHBA-së do të jetë një presidente femër. Prandaj, mos u përpiqni të thoni që ky vend nuk është i madh”.

Tani janë “mikesha të mira”, dhe duket se Michelle po i jep një dorë ish-rivales së saj, sapo kjo e fundit është kaluar në sondazhe nga manjati Trump.

Mediat amerikane shkruajnë se me fjalimin e saj të pabesueshëm jo vetëm që vodhi skenën, por bëri edhe një pjesë të publikut të qante.

Sa për fjalimin e saj, Michelle ka marrë vlerësime edhe nga bashkëshorti. “Fjalim i pabesueshëm nga një grua e pabesueshme”, shkruan Barack Obama në Twitter.

Next Post

PD-LSI, muaj mjalti apo lojë taktike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In