• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimet dhe cicërimet e rrugicës

by Artur Ajazi
24/01/2024 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në Partinë Demokratike, ka qenë zakon i vjetër, pergatitja e fjalimeve. Madje edhe e shkrimeve që duhej të botoheshin në mediat e financuara prej saj, qysh nga 1992 në vazhdim. Vinte zarfi në redaksitë e gazetave të PD-së, ku brënda ishin 2-3 apo dhe më tepër shkrime politike dhe analiza partiake. Dhe botimi i tyre ishte detyrim për kryerdaktorin apo drejtorin e gazetës. Dhe ky zakon i vjetër, vazhdoi edhe me deputetët e asaj partie. dhe nuk ka se si të mos vazhdojë edhe sot, kur grupimi i asaj partie, ndodhet non-stop në rrugicën e liderit.

Fjalime dhe cicërime nga turma, fjalime të pergatitura me sms dhe printim, bëhen gati paradite, dhe u jepen “diskutantëve” në dorë tek mblidhen pasditeve në rrugicë. Fjalimin e tij, natyrisht Berisha e bën vetë. Edhe ai me printim, pasi  mund të harrojë ndonjë “akuzë” ndaj Ramës. Dalin dhe flasin, dalin dhe bëjnë thirrje  nga podiumi i rrugicëz, duke krijuar prej 3 javësh një bezdisje të madhe për ata banorë të pallatit dhe lagjes. Por paçka, kur kjo siç thonë ata “bëhet për hir të çështjes së madhe përmbysjes së Ramës”.

Imagjoni sikur Edi Rama të rrëzohej nga fjalimet e rrugicave, do të kishin dalë grupe-grupe rithemeluesit në rrugicat e qyteteve. kjo pra është opozita, kjo është platforma politike e saj 1 vit para zgjedhjeve, ku varet fati i saj. Kjo është rruga drejt “revolucionit dhe fitores mbi qeverisjen Rama”, që ka zgjedhur ish-kryeministri. Të besosh këtë teori dhe praktikë, i bie që Edi Rama të ikë nga pushteti pas 4 mandateve të tjera qeverisëse. Fjalimet nuk kanë asgjë të keqe, përkundrazi, kur ato mbahen në ditë të shënuara, në protesta masive ndaj një padrejtesie, kur ato mbahen nga liderë partish që kanë arsye të fortë për të bindur mbështetësit.

Por, të hartosh, printosh  dhe shpërndash fjalime çdo ditë, duke angazhuar një taborrë me njerëz, kur fare mirë ata mund ti angazhosh në misione të tjera të dobishme për opozitën, është largim nga realiteti ku jeton. Një parti opozitare, që pretendon fitoren në zgjedhje, ndërton në ekip, një program të pasur me ide konkurruese, dhe shpall platformën e saj qeverisëse, në rast se vjen një ditë në pushtet.

Kur fjala i takon drejtësisë, faktorët e tjerë duhet të heshtin. Kur flet drejtesia, nuk bëhet zhurmë rrugicave, nuk mbahen fjalime, nuk  fabrikohen akuza, se “ashtu e do puna”.Kur atakon vendimet e drejtësisë (gjithmonë të bazuara në ligje), dhe nxit turmat për tubime dhe fjalime ekstremiste, atëhere ke humbur shansin të jesh konkurrent dinjitoz për të ardhur në pushtet në një rend demokratik.

Next Post
Aksident i rëndë në Vlorë-Levan, makinat përplasin bariun që po kalonte rrugën

Aksident i rëndë në Vlorë-Levan, makinat përplasin bariun që po kalonte rrugën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In