• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalët që nuk i thashë dot në funeralin e nënës sime

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristi Pinderi

Para dhe pas varrimit më duhet të isha i fortë. Ashtu si ime më ka qenë, që në moshën 26 vjeçare kur e ndanë nga i biri (vëllai im më i madh). Më duket se ajo kështu do donte nga unë: të isha e të jem i fortë.

Në pothuajse 34 vjet që unë isha me të, e kam parë vetëm një herë të dobët. Ishte një pasdite në shtëpinë e gjyshit në Pogradec. Ajo, një grua e cila ishte përplasur me shpirtligësinë e njerëzve në formën më të dhunshme e ish dashur të mbante veten përballë furtunave më të pamëshirshme të jetës që 26 vjeç, kurse unë një fëmijë i përkëdhelur, i qeshur, i lëvizur dhe i dashuruar me nënën time të bukur.

Më goditi me shpullë, por e ndjeu që më dhembi. Dhe u shkri në vaj duke më mbajtur fort fort fort në krahë!

Atë pasdite, kur unë isha 5 ose 6, ose 7 vjeç, imazhi i nënës sime që nuk qante asnjëherë dhe nuk e ulte asnjëherë kokën, para askujt e asgjëje, sikur u shkërmoq dhe u shkri nga lotët e saj që mua më binin si rrëke në qafë. Ajo pasdite ishte gjithashtu e fundit herë që ajo më pa mua të qaj në sy të saj. Nga ajo pasdite unë mësova ta monitoroj atë. Që në atë moment, unë nisa proçesin tim intim për ta kuptuar nënën time…

Ime më nuk ishte e përsosur.

Deri vonë, deri shumë vonë, nuk arrija ta kuptoja se pse pasi u divorcua nga babai im, u kthye në shtëpinë e prindërve, në shtëpinë e gjyshit e të nënoçkës sime. Në vitet ’90-të, një shtëpi në Pogradec me dy pleq, një grua të divorcuar e një fëmijë, ishte një shtëpi që vuante financiarisht (por jo në dinjitet).

Nuk e kuptova dot deri vonë, deri shumë vonë, se pse kishte aq shumë frikë ta linte atë qytet të mjerë e të jetonte në Tiranë, atje ku e thërrisnin të motrat dhe vëllai, dhe atje ku edhe gjyshja nënoçka ime, e nëna e saj, e dëshironte me shpirt.

Deri vonë, deri shumë vonë, nuk e kuptova dot kokëfortësinë dhe kryeneçësinë e saj për ti bërë gjërat me kokë të vet, pa pyetur askënd.

Deri ditën kur unë, sapo kisha nisur studimet në universitet, në Tiranë, ditë kur ajo më merr në telefon e më urdhëron: “gjej një shtëpi në Tiranë, se dua të jetojmë aty”!

Arsyeja pse mua më detyroi të heshtja ditën e varrimit të saj, ka të bëjë me faktin që asnjë, as edhe njerëzit më të dashur të saj, motrat, vëllai, nipërit e mbesat, nuk mundën ta kuptonin dot… Unë nuk u ve dot faj, sepse mua mu deshën vite të tëra ta kuptoja, një proçes ky që nisi që atë pasdite në shtëpinë e gjyshit…

Nuk e pranonin dot njerëzit faktin që për të, familja nuk është dhe nuk ka pse të jetë një detyrim për tu përmbyshur në atë mënyrë që shoqëria të ndihet e kënaqur. Unë vetëm tani e kuptoj pse ajo u kthye të gjyshi dhe nëna, e nuk u martua prapë. Për time më, familja është vendi ku ne ndihemi të sigurt e të dashur, e jo një detyrim për tu plotësuar për të kënaqur pritshmëritë e shoqërisë.

Ajo këtë gjë e dinte shumë mirë, kur vendosi të vinte në Tiranë! Jo pse kështu i thoshin motrat apo vëllai (kishin vite që i thoshin), por sepse në Tiranë më kishte mua…

Ajo vazhdonte të besonte që familja është nevojë e njeriut për të jetuar me atë që do, e jo nevojë për të plotësuar kërkesa ndoshta praktike që të tjerët mund të të ofrojnë. Duke ditur këtë, ime më e pati shumë te lehtë të kuptonte dhe të respektonte të dashurin tim dhe nevojën time për të jetuar me të, e jo për tu martuar me ndonjë grua vetëm pse kështu i kishte pritshmëritë për mua shoqëria… Madje një javë para se të vdiste, teksa unë, ajo dhe i dashuri im qëndronim në një dhomë në Pogradec, ajo zgjohej natën dhe i vinte atij dorën në ballë për t’i matur temperaturën meqë ato ditë Erjoni nuk ndihej mirë… Ajo vetë po jetonte ditët e fundit të saj duke u kujdesur për dashurinë time…

Pleqëroi gjyshin, babain e saj, të cilin e donte më shumë se këdo tjetër. Në Tiranë pleqëroi pastaj nënoçkën, mamanë e saj. Mirëpo në të dyja rastet, qëlloi të ishte e vetme, natën para vdekjes e deri në mëngjes kur dhanë shpirt…

Aty afër ama, në dhomën tjetër, në të dyja rastet, isha unë…

Njëherë fëmijë kur vdiq gjyshi, njëherë i rritur, kur iku nënoçka…

Në të dyja rastet qëndrova i frikësuar por mbi të gjitha i mahnitur nga forca e saj.

Për çfarë të flisja unë në funeralin e sime mëje, kur aty, më duket se askush, ose shumë pak njerëz e kishin kuptuar jetën e saj?!

“Ajo stë fliste ty, se nuk donte të të mërziste, por ajo e diti sa vuajti për ty”! E dëgjova këtë fjali edhe natën para se ta varrosnim… Njerëzit unë i kuptoj, kam mësuar ti shikoj e ti kuptoj, e bëj këtë që atë pasdite në shtëpinë e gjyshit, ndaj nuk mërzitem kur më thonë ende fjali të tilla që kërkojnë të justifikojnë gjëndjen e tyre shpirtërore, jo të shprehin detyrimisht gjendjen shpirtërore të sime mëje.

Ajo u bind në vitet e saj të fundit se forcën e vet të jashtëzakonshme kishte mundur të ma transmetonte mua. Kuptoi të respektojë dhe të mbrojë dashurinë time për të dashurin tim pasi ajo, më shumë se kushdo tjetër, i kishte zgjedhur vatrat e saj, njëherë me babain tim, pastaj me prindërit e saj, pastaj me mua dhe të dashurin tim, e në fund vetëm me mua, bazuar në dashuri, jo bazuar në traditë apo në atë çfarë të imponon shoqëria.

Në mesin e kësaj shoqërie të egër, për të cilën ajo kishte frikë se do të ma ulte mua një ditë kokën, ajo kishte ditur të mbijetonte e të sfidonte gjithçka vetëm duke u mbajtur fort pas dashurisë. Kjo ishte familja për time më. Kjo dashuri dhe përkujdesje për njëri tjetrin, ishte shumë më e rëndësishme se çdo gjë që mund të thotë shoqëria.

Të nesërmen e asaj pasditeje të kaluar me lotët e mia e të sime mëje në shtëpinë e gjyshit, unë me kushërinjtë shkuam në plazh, teksa ajo punonte. Rreth orës 3 të pasdites, koha kur ajo linte punen, qielli i Pogradecit u mbush me re të errëta. Një shi i madh e detyroi gjithë plazhin të braktisej.

Dhe ja ku jam unë, me kushërinjtë nën çadër, teksa ecim në drejtim të shtëpisë…

E ja tek është ime më në trotuarin e kundërt, pa çadër dhe e vetme, teksa nxiton drejt nesh…

Gjithë plazhi në krahun e djathtë të shëtitores buzë pemëve, ajo e vetme nën shi në krahun e majtë dhe të zbuluar të shëtitores… Në dorë mban një lodër uji dhuratë për mua dhe nxiton drejt plazhit se e di që do më bëjë mua të lumtur.

Nxiton ajo drejt meje, teksa gjithë bota i kalon përballë…

Nëna ime e shtrenjtë, e fortë dhe e jashtëzakonshme, që mendoi se i përballoi e vetme furtunat dhe shirat e kësaj jete. Ta ketë kuptuar vallë që më kishte mua pranë, në çdo moment…?

 

Next Post

“Ministri i Brendshëm” zbulon 4 skenaret e lëvizjeve politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

August 12, 2026
Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

August 12, 2026
Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

August 12, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Doni të na dëboni nga Kosova!” Shpërthen Vuçiç: Biseda me KFOR me e keqja deri më tani

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com