• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fjalët e vetme të Shullazit në gjyq… gjeneralitetet dhe “jam i papunë”

by Java News
20/04/2016 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit, nën masa të larta sigurie, fillimisht solli në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda Emiljano Shullazin dhe më pas dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi. Gjyqtari Mulkurti, për arsye të sekretit hetimor, zhvilloi seancat gjyqësore ndaj tre të dyshuarve me dyer të mbyllura.

Shullazi mësohet të ketë deklaruar vetëm të dhënat personale të tij, ndërkohë që i pyetur nga gjyqtari Idriz Mulkurti për aktivitetin që kryente, ai i është përgjigjur “jam i papunë”.shullazi-6

Shullazi i pohoi gjykatës se ishte dakord me gjithçka që do të thonin avokatët në seancë, të cilët nga ana e tyre kundërshtuan qëndrimin e akuzës.

Prokuroria – sipas burimeve, – mbajti të njëjtin qëndrim siç edhe kishte depozituar kërkesën, ndërkohë që në rrugë jozyrtare shprehet se, ka urdhëruar sekuestrimin e disa kamerave të sigurisë në afërsi të “Stacionit të trenit”, ku edhe mendohet të jetë kërcënuar profesor Koni.

Përfaqësuesit e akuzës i thanë gjyqtarit, se gjatë hetimeve disamujore, janë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Emiljano Shullazi dhe banda e drejtuar prej tij, ka kryer disa vepra të rënda penale si gjobëvënie në 4 raste ndaj biznesmenëve të njohur, përvetësim trualli e ndërtesa me anë të presionin dhe kërcënimeve si dhe ka kanosur dy profesorët Dhori Kule e Mynyr Koni.

Sipas akuzës, veprat për të cilat dyshohet Shullazi kanë një marzh dënimi të lartë dhe lënia e lirë e tij, përbën rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Për këtë fakt ata kërkuan që Shullazi të mbetet në qeli.

Të njëjtin qëndrim prokurorët mbajtën edhe për të dyshuarit Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Edhe këta të dyshuar nuk pranuan të flasin për akuzat, duke pretenduar se janë të pafajshëm.

Ndërsa Gilmando Dani pretendoi se të qenurit i lirë nuk përbën rrezikshmëri shoqërore apo mundësi ikje, pasi ai tha se ishte dorëzuar vetë në polici.

Edhe avokatët mësohet se kanë kërkuar lirimin e dy të dyshuarve, me pretendimin se prokuroria nuk ka prova që implikon klientët e tyre në këto ngjarje.

Edhe në dalje të gjykatës, avokati këmbënguli në pafajësinë e klientëve, duke u shprehur se ishte një vendim që e prisnin pas gjithë këtij presioni politik.

Të vetmin moment ku mediat arritën të fiksojnë Emiljano Shullazin, është kur po transportohej nga ambientet e Gjykatës drejt paraburgimit “Mine Peza” në kryeqytet./ABCNews

Next Post

Gara në UT për rektor, kryeson Mynyr Koni, vijon numërimi votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In