• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fjalët e tij ndikuan shumë…”/ Historiani që punon taksist në Oksford: Si m’u duk gjuha e Ramës me politikanët britanikë!

by Java News
13/04/2023 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodian Mullaraj jeton prej më shumë se 23 vjetësh në Britani të Madhe. Ai u largua nga Tirana që kur ishte 19 vjeç dhe sot jeton në Oksford bashkë me familjen e tij. Klodiani ishte sot në rubrikën “Jeta ime” të emisionit “Shqip” nga Rudina Xhunga ku rrëfeu historinë e jetës, si arriti në Britani të Madhe, vazhdoi studimet si student maturuar për histori dhe sot punon për vete si sipërmarrës i vogël ne industrinë e transportit.

Klodiani foli në Shqip për temën e nxehtë të kohëve të fundit, siç është gjuha e urrejtjes që po përdoret për shqiptarët që shkojnë në Britani të Madhe me gomone. Shqiptarët thotë Klodini po i shohin si dele e zezë në Angli po i përdorin për arsye politike, se përse ata po shkojnë drejt Britanisë së Madhe. Lajmet që shqiptarët janë kriminelë, merren me drogë e shtëpi bari, po i dëmtojnë shumë shqiptarët e Britanisë së Madhe. Ne kemi frikë të themi që jemi shqiptarë, thotë Klodiani dhe për këtë i vjen vërtetë shumë keq.

“Mediat në Shqipëri marrin lajme nga revista, gazeta që nuk janë prestigjioze në Angli dhe i bëjnë të tilla si tabloidi Daily Mail, e cila urrehet nga shumica e britanikëve. Marrin për baze lajme që flasin keq për shqiptarët. Më vjen shumë inat për këtë. Nuk është e drejtë që shajnë Shqipërinë dhe shqiptarët, që promovojnë idenë që krimi korrupsioni droga përcillet në Evropë nga shqiptarët. Nuk është e vërtetë që burgjet e Britanisë së Madhe janë mbushur me shqiptarë. Krimi këtu bëhet nga vetë anglezët. Kjo është çmenduri. Këto lajme po na bëjnë dëm neve që jetojmë Angli, ne njerëzve të thjeshtë, që fitojmë bukën me djersën e ballit, u bëjnë dëm fëmijëve tanë që bullizohen në shkollë sepse kanë dëgjuar për shqiptarët që shkojnë në shtëpi bari, që shet drogë, apo për korrupsion. Ne kemi frikë të themi që jemi shqiptarë.

Ndonëse jemi shumë 130 mijë të dokumentuar. Këta po i përdorin shqiptarët për arsye politike. Po i quajnë shqiptarët dele e zezë. Nuk vijnë shume shqiptarë këtu, nuk janë të drejta ato shifra që jepen. Shumë shqiptareve po u shkon në mendje që të ikin nga Anglia, po vetëm se nuk kanë mundësi të ikin. Unë që kam 23 vjet këtu, me familjen që jemi të gjithë nënshtetas shpesh na shkon në mendje të ikim nga këtu. Dua të vij në Shqipëri.”, tha Klodiani në DritareTv.

Për Klodianin vizita e kryeministrit Edi Rama në Britani të Madhe pak javë më parë i ndihmoi jashtë mase shqiptarët e Anglisë. Duhej ngritur zëri thotë Klodiani se ne nuk jemi shqiptarët e shtëpive të barit, shqiptarët e vërtetë janë shqiptarët e punës së pastër.

“Ardhja e Ramës në Britani të Madhe, fjalët e tij ndikuan shumë te mënyra si na shohin neve këtu. Rama foli shumë korrektësisht për shqiptarët jashtë. Nuk e them vetëm unë, e thonë të gjithë shqiptarët në Britani të Madhe. Ajo që tha Rama u duhej thënë politikanëve këtu. Duhej ngritur zëri. Duhej thënë që shqiptarët nuk janë kriminelë, shqiptarët e vërtetë nuk janë ata të shtëpive të barit.”, u shpreh emigranti shqiptar./m.j

Next Post

Përpjekja për t'i injoruar mesazhet e SHBA për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com