• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fjalët e para të 73 vjeçarit pasi goditi me sopatë gruan… “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde”

by Java News
29/08/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familje Dervishi, pranë një kompleksi turistik në Golem të Kavajës, kur i moshuari goditi për vdekje me sëpatë në kokë gruan e tij 68-vjeçare.

golem1Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi që, sipas Policisë, kishte pirë disa gota raki, ka goditur gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend.

Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij.

“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73- vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej.

Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur. Ende janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur krimi, ndërsa menjëherë pas vetëdorëzimit të autorit në Polici, një grup oficerësh nga Krimet e Rënda është nisur nga Tirana në drejtim të Golemit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

KRIMI NË FAMILJE

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe emocionale të 73-vjeçarit Veli Dervishi, që vrau më sëpatë bashkëshorten, marrja e deklarimeve të tij nga ana e oficerëve të Policisë ka qenë disi e vështirë.

Ai ndërpriste shpjegimet e tij herë pas here dhe në ndonjë rast thoshte se nuk flet dot e ka nevojë për qetësi. Ndërsa pranonte se kishte pirë disa gota raki dhe nuk mbante mend mirë se çfarë kishte bërë, por deklaronte se kishte debatuar me të shoqen në momentin që ishte kthyer në shtëpi, ku ndodhej bashkë me të për pushime.

Burimet thanë se i dyshuari herë thoshte se ishte nevrikosur me të, herë thoshte se e ka acaruar prej kohësh, por përmendte herë pas here që ishte penduar shumë për krimin që kishte kryer.

Nga ana tjetër, burimet thanë se njëri nga 3 djemtë e çiftit, ai që e kishte shoqëruar drejt Policisë, gjatë një bashkëbisedimi me një prej drejtuesve të Policisë në vendngjarje ka folur edhe për xhelozi mes të atit e të ëmës, edhe pse në moshë të thyer.

Megjithatë, këto deklarime ai i ka dhënë pa procesverbal dhe në formën e dyshimeve që ai kishte, pa qenë shumë i sigurt nëse ishte apo jo ky motivi i ngjarjes. Çifti Dervishi jetonin në Tiranë, në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ndërsa kishin edhe një shtëpi pushimi pranë plazhit të Golemit, ku zakonisht shkonin gjatë verës për të kaluar disa ditë pushime. Edhe mbrëmjen e djeshme ata ndodheshin vetëm aty, prej disa ditësh, pasi kishin shkuar për plazh.

Veli dhe Shazivare Dervishi janë prindër të tre djemve, të cilët janë të martuar dhe jetojnë me familjet e tyre. Ndërsa dy të moshuarit prej disa vitesh jetonin vetëm./ panorama/a.k

Next Post
Fotoja e një hidrauliku po bën xhiron e botës, vështirësitë e profesionit

Fotoja e një hidrauliku po bën xhiron e botës, vështirësitë e profesionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com