• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Fjalët e fundit të Sadam Huseinit ishin me vargje kuranike

by Java News
04/01/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 30 dhjetor mbushen 11 vjet nga dita kur presidenti i Irakut, Sadam Huseini u ekzekutua me varje, tre vjet pas arrestimit të tij, kur u shpall fajtor nga një gjykatë irakiane për krime kundër njerëzimit.

Pasi forcat aleate të udhëhequara nga ushtria amerikane filluan invazionin e Irakut në vitin 2003, në operacionin e quajtur ” Liria e Irakut”, nën pretekstin se se Sadam Huseini kishte grumbulluar armë për shkatërrim në masë, Sadamin nuk e gjetën.

Uashingtoni ofroi 25 milionë dollarë për kokën e tij, kurse rreth 600 ushtarë ishin të përfshirë në operacionin e kërkimit të quajtur “Agimi i zi”, sipas filmit antikomunist amerikan të xhiruar në vitin 1984.

Mund të ketë qenë “gjuetia” më e madhe për një njeri në histori.Ata e gjetën më 13 dhjetor 2003, pas tetë muaj kërkimesh, në një hendek pranë vendlindjes së tij Tikrit….Me qetësi tha:” Unë jam Sadam Huseini, presidenti i Irakut dhe dua të negocioj”.

Një vit më vonë, amerikanët e dorëzuan te autoritetet irakiane, të cilët me akuzën se ka kryer krime kundër njerëzimit duke vrarë 148 fshatarë shiitë në Duxhail në vitin 1982, e dënuan me vdekje dhe ekzekutimi u bë me varje më 5 nëntor 2006.

Kur gjyqtari lexoi verdiktin, Sadami brohoriti: “Allahu është më i madhi!” dhe ” Rroftë Iraku. Rroftë populli irakian!”.Gjykata u shpreh se ekzekutimi duhej të kryhej brenda 30 ditëve, kurse iarakianët kërkuan transferimin e Sadamit nga juridiksioni i ushtrisë amerikane për të kryer ekzekutimin brenda 48 orëve.

Ekzekutimi i Sadam Husenit është kryer më 30 dhjetor, në ora 6:05 sipas kohës lokale, kurse i gjithë procesi është filmuar me kamerë, ndërsa në medie u debatua dhe polemizua gjerësisht se dënimi nuk ishte patjetër të jetë me varje dhe se e gjitha është montuar dhe filmuar për të trembur opinionin.

Siç shihet nga pamjet, Sadami ishte krejtësisht i qetë gjatë ekzekutimit. Dëshmitarët okularë thonë se ai nuk shfaqi asnjë shenjë frike. Momentet e fundit të jetës së tij janë përshkruar nga ish-këshilltari i tij për siguri kombëtare, Muvafak el Rubai, i cili mbikëqyri ekzekutimin.

– Sadami erdhi tek unë në hapësirën e burgut ku u ekzekutua, kishte të veshur një xhaketë dhe një këmishë të bardhë, kishte sjellje normale dhe ishte i relaksuar, duke mos i bërë syri tërr. Sigurisht, disa njerëz kanë kërkuar nga unë që të them se si ra pa ndjenja dhe se ishte i droguar, por kjo nuk është e vërtetë, unë nga ai nuk kam dëgjuar asnjë fjalë pendese, nuk iu lut zotit për mëshirë, as nuk kërkoi falje, si do të vepronte dikush që e di se do vdes pas disa minutave – deklaroi ai.

Rubai e mori pastaj Sadamin, i cili kishte pranga në duar ku mbante një Kuran dhe e çoi te gjyqtari që ia lexoi aktakuzën, kurse Sadami përsëriti: “Vdekje Amerikës! Vdekje Izraelit! Rroftë Palestina! Vdekje mullahëve persë!”.

Pas kësaj, Rubai e shpuri Sadamin në ambientet e varjes. Ndaloi, shikoi drejt litarit, pastaj drejt Rubait, pastaj uli sytë dhe tha: “Doktor, kjo është për burrat”.
Kur erdhi momenti për t`u ngjitur, këmbët e tij ishin ende të lidhura, kështu që Rubai dhe të tjerët duhej ta ndihmonin deri te shkallët. Pak para varjes, dëshmitarët e provokuan: “Rroftë Muhamed Bakr al-Sadr!” dhe “Moktada, Moktada!”, duke iu referuar kundërshtarit të Sadamit, i cili u vra gjatë kohës së regjimit të tij dhe kushëririt të tij, i cili erdhi në krye të një milicie të fortë pas vitit 2003.

Sadami u përgjigj: ” A thua vallë burra janë ata?” dhe, para se të tërhiqej leva, filloi të recitonte vargje nga Kurani, të cilat nuk arriti t`i thotë deri në fund: “Unë konfirmoj se nuk ka perëndi tjetër përveç Allahut, kurse Muhamedi…”, dhe këto ishin fjalët e tij të fundit.
Pamjet filmike që u vendosën që atë ditë në internet, tregojnë momentet e fundit të Sadam Huseinit në një kazermë të Bagdadit.

Sadam Huseini, i cili sundoi Irakun gjatë dy dekadave të karakterizuara nga represioni, luftërat shkatërrimtare dhe sanksioneve të ashpra ndërkombëtare, ishte president nga korriku i vitit 1979 deri në mars 2003, kur u krye sulmi kundër Irakut nga SHBA-të.
Disa irakianë, veçanërisht arabët suni, me nostalgji kujtojnë kohën e regjimit të Sadamit, sidomos periudhën e stabilitetit të brendshëm, që është i pakrahasueshëm me dhunën brutale që u zhyt vendi pas rënies së tij.

Sadamin e përkujtojnë me respektin më të madh edhe disa arabë, të cilët e mbajnë mend për luftën që udhëhoqi kundër Iranit nga viti 1980 deri në vitin 1988, konfliktin me SHBA-të, sulmet ndaj Izraelit dhe për qetësinë me të cilën shkoi drejt vdekjes.

Pesë vjet pas Sadamit, një tjetër udhëheqës botëror u ekzekutua publikisht dhe mizorisht, kurse fjala është për liderin libian Moamer el Gadafi. Momentet e tij të fundit ishin të përgjakshme dhe poshtëruese, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Moti i keq, 600 punonjës të OSHEE në gatishmëri, ja ku mund të telefononi

Punime në rrjet, kufizime energjie në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

August 24, 2026
VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

August 24, 2026
Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

August 24, 2026
“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

August 24, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

“Po i hedhin benzinë zjarrit”- Rusia paralajmëron Britaninë: Do të shkatërrojmë fabrikat që do të prodhojnë raketat SCALP në Ukrainë!

August 24, 2026
8 përballjet e radhës sot në Champions League/ Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid sfidat kryesore

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

August 24, 2026
Përmirësimi i transportit urban në kryeqytet, Bashkia e Tiranës tregon se çfarë përmban paketa e saj e ndihmës

KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

August 24, 2026
Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

August 24, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

August 24, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Zbulohet kontrata e fshehtë, Albin Kurti i jep Serbisë gjysmë milioni euro për riparimin e vagonëve të trenave!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com