“Të dua kaq shumë. Do të jem me ty së shpejti. Unë do të jem me ty”.
Këto kanë qenë fjalët e fundit të një nënë, pasi humbi vajzën.
Natasha Ednan-Laperouse, ndërroi jetë ,pas një reaksion alergjik ndaj Pret baguette (sanduiç,) i cili përmbante susamë.
E reja kishte shkuar në një udhëtim në Cote d’Azur, Francë me babain dhe mikun e ngushtë. Pasi konsumoi sanduiçin ajo ka pasur probleme, të cilat rezultuan të jenë fatale. Në momentin që iu shfaqën shqetësimet e para 15-vjeçarja ka qenë në avion. Pavarësisht se një mjek i dha ndihmën e parë në bord, ajo vdiq atë mbrëmje.
Në intervistën e saj, Tanja, nëna e Natasha Ednan-Laperouse ka treguar se ata nuk kishin probleme të trashëgueshme me alergjitë, por kur vajza e saj ka qenë 9- muajshe, ajo ka shfaqur shenjat e para dhe mjekët i kishin ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e këtyre produkteve si, arra, susam, qumësht, domate dhe vezë.
Prindërit kujdeseshin gjithmonë për ushqimin e saj kur dilnin jashtë, madje në shumicën e rasteve e merrnin atë me vete në mënyrë që të mbronin vajzën.
/b.d