• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalëkryqi politik i Tiranës

by Ylli Pata
24/08/2026 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Përtej zhurmës, trazirave politike që marrin një tjetër dimension në alegoritmin e rrjeteve, ka një problem, në realitet një “stand off” politik që është kyçi i zhvillimit politik shqiptar.

Aq sa mund të jetë barometri i një ndryshimi politik jo vetëm në statusquo-në e asaj që politikanët e quajnë “rrotacion”, por një ndryshim real në formë, e sidomos në përmbajtjen e cilësisë së bërit politik për ndryshimet në territor.

Ngërçi politik real i politikës shqiptare nuk është ajo që po ndodh me flamingot, pasi shansi u humb herët, apo me lëvizjet në boshllëk për të prodhuar politikë nga “masa” e revolucionit, apo një ndryshim konceptual i klasës politike të opozitës.

Ky ngërç përbën realisht nyjën gordiane jo vetëm të politikës shqiptare, por edhe një udhëkryq i zhvillimit të vendit.

Bëhet fjaëlë për Tiranën, e cila duke qenë në realitet më shumë se gjysma e Shqipërisë, jo vetëm në aspektin demokrafik, por edhe ekonomik, social e teknologjik, rrezikon të kthehet nga një mundësi e artë në një shans zhvillimi.

Përkatësisht në një viktimë politike, që do të ndikojë rëndë në cilësinë e jetës jo vetëm të banorëve të kryeqytetit, por mbarë vendit.

Fushata për kryebashkiakun e ri të Tiranës është realisht sfida më e rëndësishme politike, por edhe më tej e nivelit të shoqërisë.

Duke qenë se këtu politika është e përqendruar dhe e polarizuar në duart e liderëve kryesorë, polarizimi politik i zakonshëm i betejës politike të ardhme të Tiranës, ku opozita kërkon “hakmarrjen” e humbjeve duke bombarduar kundërshtarin, e mazhoranca mbrojtjen e mandateve të saj, rezultati mund të jetë drastik e i rëndë.

Ku helmi i fushatës negative mund të mbizotërojë në një betejë ku fusha është e pamatë për të ngritur nivelin e një debati që i përshtatet zhvillimit dhe nivelit të shoqërisë së Tiranës.

Një fushatë negative me sulme e kundërsulme, natyrisht që nuk mund të shmanget, pasi kemi zhvillime aq të forta, duke nisur me rastin e Erion Veliajt.

I cili ka për të qenë një argument shumë i rëndësishëm i fushatës, ku përveç agresionit politik të pritshëm të opozitës në tërësi, mazhoranca, përkatësisht PS e lidershipi i saj s’mund ta mbajë gojën mbyllur më për trashëgiminë e tre mandateve të kryetarit të saj të bashkisë.

Ka shumë gjasa që deri atëherë, vetë Veliaj të kthehet në protagonist i kësaj beteje, natyrisht jo për tu zgjedhur më, pasi do të thirret në kauzë. Megjithatë, edhe dominimi i këtij argumenti do të rezultojë sipas të gjitha gjasave një grackë, ku nuk fiton as opozita, e as vetë ngjarja-pra Tirana e sfidës së re.

Ndërkaq, argumenti i përdorur tej mase këto vite e dilemës së zhvillimit apo konservimit të vlerave urbane të vjetra është i tejkaluar. Tirana, është në një rrugë pakthim zhvillimi drejt një metropoli që prodhon ekonomi e pasuri, ngaqë këtu është zemëreku i ekonomisë, demografisë, e sidomos modernizimit të saj. Ku teknologjia e turizmi kryesisht i të rinjve nga Europa dhe vende të zhvilluara të botës është një pasaportë shumë e rëndësishme për një të nesërme edhe më premtuese në këtë zhvillim.

Ndaj, sfida e Tiranës është beteja e një niveli më të lartë të debatit mbi të gjitha për Tiranën e së nesërmes. Pasi kryeqyteti ka sfida problematike sidomos për modernizimin urgjent të transportit publik dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje që është bërë gangrenë për qytetarët, e mobilitetit në tërësi.

Pasi Tirana ka një mungesë simetrie në raportin zhvillim-demografi, ngaqë sot numri më i madh dhe dendësia e banorëve është në zona me probleme të rënda infrastrukturore. Zona të mbipopulluara si blloqet e Komunës së Parisit, Yzberishit, Astirit e Freskut kanë sot një peshë më të madhe jo vetëm demografike, por edhe politike, pasi janë zonat që prodhojnë më shumë deputetë në zgjedhjet parlamentare dhe janë kyçe në zgjedhjet e bashkisë.

Një debat serioz për një modernizim dhe investime kolosale në infrastrukturën e rrugëve, transportit publik dinamik, e European në të gjithë kuptimin e fjalës, është një shans që avancon dhe ngre nivelin politik përfundimisht drejt një steke që i shkon një kryeqyteti që pret të hyjë në BE.

Deri më sot janë vetëofruar si kandidatë: Erion Braçe, Ilir Alimehmeti, Arlind Qori, e gjasat janë edhe të tjerë. Emra që kanë potencial për një diskutim civil dhe mbi përmbajtjen që rrit cilësinë e jetës së qytetarëve, jo thjesht një polarizim politik që mund ta shkatërronte fushatën.

Shansi i debatit për Tiranën, argumentet reale mbi idetë e zhvillimin, mund të jenë realisht edhe çelësi i një ndryshimi real të statusquo-së politike, jo thjesht për rrokadë, por për një transformim real dhe që i përgjigjet statit të bërjes së një kryeqyteti i një vendi të Bashkimit Europian. Përndryshe, mund të jetë një tjetër shans i humbur që natyrisht nuk është i pari.

Next Post
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com