• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fjala e plotë e Greta Thunberg: Nuk do t’ju falim kurrë

by A R
25/09/2019 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Greta Thunberg

Është gjithçka gabim. Unë nuk duhej të isha këtu. Duhej të isha në shkollë në anën tjetër të oqeanit. Dhe vini të gjithë tek mua për të patur shpresë? Po si guxoni! Keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. E megjithatë, unë jam një nga njerëzit më me fat. Ka njerëz që vuajnë. Ka njerëz që po vdesin. Ekosisteme të tëra janë në kolaps. Jemi në fillimet e një shfarosjeje në masë. Dhe ju nuk jeni të aftë të flisni për tjetër gjë, veç për para dhe tregoni përralla një rritje të përjetshme ekonomike. Po si guxoni! Për më shumë se 30 vjet shkenca ka folur shumë qartë. Si guxoni të vazhdoni ta spostoni shikimin dhe të vini këtu e të thoni se po bëni aq sa duhet, kur nuk po duken ende asgjëkundi politikat dhe zgjidhjet që do të ishin të nevojshme? Me nivelet e tanishme të prodhimit, kufiri ynë i CO2-shit që mbetet do të konsumohet në më pak se 8 vjet e gjysëm.

Ju thoni se na “dëgjoni” dhe se e kuptoni urgjencën. Por, pavarësisht se jam e trishtuar dhe e nxehur, nuk dua ta besoj këtë. Pasi, në rast se ju do ta kuptonit plotësisht situatën dhe do të vazhdonit të mos bënit asgjë, atëhere do të ishit të ligj. Dhe unë nuk dua ta besoj këtë. Ideja e përhapur që të përgjysmohet prodhimi i gazrave në 10 vjet na jep vetëm 50% mundësi që të mbetemi nën 1.5 gradë Celsius, me rrezikun që të shkaktohen reaksione zinxhir të pakthyeshëm përtej çdo kontrolli njerëzor.

Mbase për ju 50% është i pranueshëm. Por këto të dhëna nuk marrin parasysh pikat e moskthimit, pjesën më të madhe të qarqeve prapavepruese, ngrohjen shtesë të fshehur të shkaktuar nga ndotja helmuese atmosferike apo aspektet e drejtësisë dhe barazisë. Kanë të bëjnë edhe me faktin se brezi im dhe ai i fëmijëve të mi do të thithin qindra miliardë tonelata të CO2-së tuaj me teknologji gati inekzistente. Kështu që një rrezik 50% është thjesht i papranueshëm për ne, që do të duhet të bashkejetojmë me pasojat. Për të pasur një mundësi prej 67 përqindësh që të mbeteshim nën një rritje të temperaturës globale 1.5°C – mundësia më e mirë e dhënë nga IPCC (grupi ndërqeveritar për ndryshimet klimaterike) – më 1 janar 2018 bota kishte një kufi prej 420 gigaton anidrid karbonik që mund të prodhoheshin. Sot kjo shifër ka rënë në më pak se 350 gigaton. Po si mund të bëni gjoja sikur ky problem do të mund të zgjidhej duke lënë që gjithçka të vazhdojë si më parë dhe me ndonjë zgjidhje teknike? Me nivelet aktuale të emisioneve, ai kufi i CO2-shit që ka mbetur do të ezaurohet në më pak se tetë vjet e gjysmë.

Sot nuk do të prezantohen zgjidhje apo plane në përputhje me këto shifra. Pasi këto numra janë tepër problematikë. Dhe nuk jeni ende aq të pjekur sa t’i thoni gjërat siç janë. Po na zhgënjeni. Por të rinjtë po fillojnë ta kuptojnë tradhtinë tuaj. Sytë e të gjithë brezave të ardhshëm janë tek ju. Dhe, në rast se zgjidhni të na zhgënjeni, po ju them se nuk do t’jua falim kurrë. Nuk do të lejojmë që ta kaloni lehtë. Këtu, tani, ne themi mjaft. Bota po zgjohet. Dhe ndryshimi po vjen, doni, apo nuk doni ju.

Next Post
Valverde tremb tifozët e Barcelonas mbi Messin

Valverde tremb tifozët e Barcelonas mbi Messin

Comments 1

  1. ELIZA says:
    8 months ago

    NICE

    Reply

Leave a Reply to ELIZA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë zgjedh më 30 shtator zëvendësuesin e Holta Zaçajt

E PLOTË / Kufizime për SPAK-un: Kushtetuesja ndalon përdorimin pa kriter të të dhënave personale!

January 15, 2026
Ja e vërteta e pezullimit të vizave amerikane

Ja e vërteta e pezullimit të vizave amerikane

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

January 15, 2026
Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Arktiku nën tension/ Si politika e Trump dhe aktiviteti rus rrezikojnë marrëveshjet ndërkombëtare

January 15, 2026
E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

January 15, 2026
“Ke faj o Sali, ke faj..!”/ Ish ministri i LSI sulmon Bashën: Grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon faqen e zezë

“Vendimi 44/25 i Kushtetueses rrëzon hetimet e ngritura mbi grabitjen e të dhënave nga celularët”

January 15, 2026
Ngjarje e rëndë në Korçë, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

Ngjarje e rëndë në Korçë, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

January 15, 2026
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In