• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fjala dhe e vërteta

by Java News
04/01/2018 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kastriot Kotoni

Arritjet dhe mosarritjet e qeverisjes socialiste u shpalosën si asnjëherë në masmediat shqiptare në këto ditë të fundvitit 2017, a thua se ajo ishte në fund të mandatit qeverisës. Ndërkohë që e vërteta është se për kohën e shkurtër qeverisëse pas fitores së zgjedhjeve, socialistëve u duhet dhënë kohë qoftë edhe 100 apo 300 ditëshi i parë dhe zor se mund të krijosh një opinion të drejtë për qeverisjen e vendit. Situata spontane, aspak të parashikueshme e ngritën tensionin politik të vendit.

Sipas një kronike historike duhet të ishim në kulmin e diskutimeve për ecurinë e  Partisë Demokratike dhe mënyrës së re të të bërit opozitë si dhe zgjedhjes së aleatëve. Kalimi i një hapi të tillë dialektik, kur nuk u bë kritika dhe as që u zbatuan rregullat e Statutit të Partisë Demokratike(Kushtetuta e Partisë) dhe u rend pas ngjarjeve të ditës tregoi edhe njëherë se kjo Parti ka probleme serioze me lidershipin e saj.

Ka marrë udhëtimin e tij kreu i opozitës për ta shndërruar muajin Janar si një muaj protestash kundër qeverisjes socialiste. A ka një situatë opozicioni të fortë për krerët e opozitës, apo kanë gjetur pretekst zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme. Krejtësisht të pozicionuar në mbrojtje të mandatit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm opozita u bashkua me ish pushtetarët e djeshëm të LSI-së.

Aleancat si të tilla, si gjithmonë i justifikojnë edhe analistë me grada të larta shkencore me shprehjen, se “Politika i bën të gjtha e nuk ka moral”. E rëndësishme është që pushtimi i masmedias nga ky lloj analisti që realizon megafonin e opozitës pa pyetur për integritetin profesional në raport me të vërtetën dhe pasojat e helmit dizinformues e gjoja lotët e krokodilit që derdhin nëpër studio televizive e në portalet e internetit për rrezikun që po i kanoset demokracisë dhe vendit.

Dikur në Shqipëri nga viti 1998 doli në qarkullim libri “Fjala” me autor Irving Wallace. Ky libër është cilësuar si një nga librat më të mirë të fund shekullit XX. Në qendër të librit është një personazh me emrin Randëll, i cili kishte një studio që ofronte shërbime në marrëdhëniet me publikun. Randëlli si një profesionist i klasit të lartë nuk iu dorëzua një shume marramendëse prej dy milion dollarësh për të shitur një produkt të fallsikuar.

Për këtë ai u përfshi në kërkim të së vërtetës e cila kërkonte sakrifica deri edhe me jetën e tij dhe të personazhit tjetër Labrën. Labrën, një fallsifikator i jashtëzakonshëm për t’u hakmarrë, kishte lexuar mijra faqe për historinë e Jezusit dhe i shiti një histori të re të sajuar nga ai vetë një profesori italian. Randëlli nuk e shiti profesionin e tij, siç bëjnë rëndom analistët dhe politikanët tanë qoftë edhe për hir të gjoja pragmatizmit. Fjala kishte nevojë për të vërtetën.

E vërteta për profesionistin dhe padyshim shpëtimi nga mashtrimi i një publiku rreth miliardit. Fjala kishte fuqinë e një revolucioni mbarëbotëror, dikush kërkonte të fitonte miliona dollarë nga një profesionist i mirënjohur si Randëlli. Të përdorej emri i njerëzve të shquar e me autoritet shkencor e integritet moral nga trustet e mëdha, kjo ishte fabula.

Duket si një ëndërr e largët mesazhi që përcjell ky libër, do thotë dikush në Shqipëri, sepse e vërteta sapo ka filluar të krijojë një reze shprese me fuksionimin e reformës në drejtësi dhe sinjalet që vijnë nga partnerët evropianë për hapjen e negociatave me BE-në janë inkurajuese, ndaj është e pakuptimtë rezistenca e hapur apo e kamufluar që u bëhet reformave.

Fjala e çdo njeriu, që e di pse ajo ka vendin e saj në sallën e tempullit të demokracisë që quhet parlament duhet të ridimensionohet e të mos i lihet shkak veprimeve verbale të pakontrolluara siç ka ndodhur rëndom në këto 25 vjet pluripartitizëm. Fjala ka të vërtetën e shpresës që po e pret një popull i tërë. A duhet të jemi po aq evropian edhe në sjelljen parlamentare apo në tubimet opozitare? Reshterët e medias, qofshin edhe me grada shkencore apo tituj besnikërie ndaj ndereve të pushtetarëve të dikurshëm, bëjnë mirë ose të heshtin ose t’i heqin maskën vetes si të paanshëm dhe objektiv.

Ata së shumti u ngjajnë atyre provokatorëve të burgjeve politike në kohën e diktaturës të cilët i fusnin në birucat e të dënuarve politk dhe nuk rrinin dot pa bërë ritualin e manjakut seksual duke stimuluar me dorë organin seksual, siç shkruan në kujtimet e tija Uran Kalakula “21vjet në burg komunist”. Manjakët e fjalës janë një lloj takëmi që nuk e pranojnë dotë veten jashtë lojës mediatike dhe jashtë tregut të zi të sponsorizuar nga para që vijnë era korrupsion, krim dhe politikë të ndyrë në kurriz të fateve të kombit.

Këta masturbojnë me fantazinë e tyre të shthurur skena me militantë antishtetërorë me tanke e kallash si në vitin1998, pse jo dhe lëvizje guerrilje e të ndërkryer nëpër studio televizive si parashikuesit e së ardhmes presin nga sponsorët e tyre poste të pamerituara. Kujt më shumë se kurrë duhet t’i besojë publiku? Pse nuk mjaftojnë votimet? E vërteta kokëforte është e freskët.

Kjo opozitë ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë ndoshta edhe mund të lodhet e të humbasë rrugën, ose brenda llojit do jetë në dilemën e mbijetesës së saj për arsyen fare të thjeshtë, ajo ka sot për sot më shumë se dy apo tre koka drejtuesë e derisa njëri t’i bjerë gozhdës e tjetri patkojit e ndërkohë tjetri pret si çakalli se çfarë do të lerë ujku, vate kjo punë, do të shkojë gjatë. Shqiptarët kanë në mendje Skënderbeun, këtë Hero Kombëtar, i cili kishte në moton e tij bashkimin e tyre e të luftonte për mbrojtjen e tokave arbërore e me luftën e tyre të frymëzonin dhe Evropën. Ky përvjetor i tij do jetë një shans i jashtëzakonshëm për ta rikthyer edhe njiherë identitetin tonë evropian me vepra.

Next Post
Sezoni turistik, 36,4 % më shumë të huaj hyjnë në portin e Durrësit

Eksodi i rinisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

January 14, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: SHBA dhe BE nuk e japin dritën jeshile për rëzimin e qeverisë nëse nuk…

January 14, 2026
FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

January 14, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”

January 14, 2026
Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

January 14, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

“Do dal me platformë konkrete”, Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

January 14, 2026
Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

January 14, 2026
Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

January 14, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In