• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fituesi i çmimit Pulitzer: Bëj foto sikur ajo të jetë e fundit

by A R
04/05/2016 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fotografi rus Sergei Ponomarev, i cili këtë vit fitoi çmimin ”Pulitzer” në kategorinë Breaking News Photography, në një intervistë ekskluzive për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA) tha se beson se çmimi mund të ndryshojë rrënjësisht jetën e tij.

“Ky sukses, sigurisht, nuk më përket vetëm mua. Pjesa më e madhe e suksesit i takon listës së fotografëve me përvojë nga Rusia, Amerika, Brazili dhe Gjermania dhe ku me një këndvështrim tjetër shikojmë njërin nga problemet më të mëdha në botë, problemin e refugjatëve”, tha Ponomarev.

Çmimin ”Pulitzer” ai e fitoi për foton e titulluar “Refugjatët”, e cila tregon dramën e refugjatëve sirianë në detin Egje dhe e njëjta fotografi u vlerësua edhe në konkursin Istanbul Photo Awards.

Ponomarev thotë se që nga ditët e tij shkollore merret me fotografi duke theksuar se tetë vite kishte punuar në një agjenci lajmesh, ndërkohë që tre vitet e fundit punonte si freelancer.

Ai vuri në dukje se aktualisht në qendër të veëmendjes mediatike janë zhvillimet në Lindjen e Mesme.

“Ishte mot i keq, era shumë e fortë dhe dallgë të larta. Nuk ishte e mundur të kalohej me gomone prandaj refugjatët u përpoqën që me anije të vjetra të kalonin detin Egje. Njëra nga këto anije është ajo të cilën e fotografova. Varka ishte në ujë në afërsi të bregut, ku uji ishte shumë i thellë. Kur njerëzit filluan të kërcejnë në ujë, kapiteni e ktheu anijen drejt pjesëve ku uji është më i cekët. Në momentin që po bëja foton, disa tanimë kishin kërcyer në ujë, ndërsa disa të tjerë ishin bërë gati për të bërë të njëjtën gjë. E gjitha kjo ndodhi, ndërsa anija ishte ende duke lundruar. Kjo me të vërtetë ishte shumë dramatike”, tha fotografi rus.

Ai theksoi se gati dy muaj kishte qëndruar në zonën ku kishte realizuar fotot e sipërpërmendura.

“Në fillim kemi pritur tri ditë, ndërsa të paktën një anije t’i afrohej bregut. Më vonë ndodhi që në ditë në brigje të arrijnë edhe nga 50 anije. Nganjëherë, për t’i fotografuar nevojitej të kalonim nga një breg në tjetrin”, tha Ponomarev duke shtuar se ai as që kishte menduar se mund të fitonte ndonjë çmim për fotografinë e bërë. (javanews.al / a.r)

Next Post

Karikatura e ditës i kushtohet Guardiolës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In