• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fituan Plepat

by Artur Ajazi
25/03/2022 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Gjykata e Tiranës, ka vendosur ti japë të drejtë “Grupimit të Rithemelimit”. Nga ky moment, njihet çdo vendim i marrë në 11 Dhjetor nga Sali Berisha dhe “miqtë”. Ata tashmë do të rikthhen në seli, do të rimarrin zyrat, korridoret, çelësat e “bravave”, do të rimobilojnë gjithçka nga e para. Rrofshin Plepat. Rrofshin ata që Berisha i “shkolloi” në Plepa dhe që në ditët e tij të këqija, ju gjendën, e ndihmuan dhe e risollën në seli. Fituan Plepat, ashtu siç kanë fituar për 30 vjet me vendime antiligjore.
Akoma ka nga ata që kanë mbushur gjykatat tona. Akoma ka nga ata që deri momentin e fundit, kur ti vijë rradha e Vetting-ut, nuk do të lenë gjë pa bërë në kurriz të ligjit. Në rrethe, ka akoma nga ata të Plepave, që po bëjnë namin, po fallcifikojnë firma, vula, po japin vendime të paligjshme, me vendimet e tyre po pasurohen, po grabiten prona dhe troje. Fituan sërish Plepat, na rrofshin Plepat.
Ndaj dhe Berisha dhe shpura e tij e “Rithemelimit” nuk e ka dashur dhe nuk do ta dojë deri në fund reformën në sistemin e drejtësisë. Kjo sepse, janë ata të Plepave që kanë ikur, dhe po ikin sepse u kanë dalë të palarat, u janë zbuluar pasuritë e paligjshme, u janë zbuluar dhe publikuar vendimet skandaloze, dhe sërish duan të vazhdojnë. “Rrofshin Plepat, ndryshe do të ishim rrugëve dhe nuk dihej fati ynë- thonë në grupimin e “Rithemelimit”. Shpresa e Sali Berishës u bë realitet.
Nuk e braktisën edhe në momente të tilla, ata që dikur ai i bëri gjyqtarë, prokurorë, kryetarë gjykatash e ministra, edhe pse mbaruan shkollën në “Plepa”. Por më e veçanta ishte, fill pas marrjes së vendimit, dalja në ekrane e “avoketërve” të “Rithemelimit”, (edhe ata me shkollë Plepash) dhe komenti mbi “fitoren e merituar”.Dalja e tyre, bërja e avokatisë mbi vendimin “e ligjshëm që pritej”, tregoi sa i rëndësishme është për Berishën, vendimi i marrë nga Gjykata e Tiranës.
Tashmë rradha i mbetet “operacionit fshesa”, që do të nisë sapo Doktori dhe të vetët, të shkelin në seli. Ata nuk do t’ua falin bashistëve, rezistencën e 8 Janarit, dhe do të nisin shkarkimet, largimet, dhunimet e “tradhëtarëve të demokracisë”. Në atë seli, shqiptarët do të kenë sërish rastin të rishohin turmat e Doktorit, “qëndrestarët” tek hyjnë e dalin si triumfatorë, tek grisin dhe djegin fotot e Lulit, simbolet e tij, dhe tek telendisin Enkeledin dhe Gazin, që u treguan “bukëshkalë” ndaj liderit historik. Brohoritjet e para nisën pa u tharë mirë “boja” e vendimit të marrë nga gjyqtari, dhe dihet si do të shkojnë situatat e mëtejshme.
Madje nuk është habi, që pas Vetting-ut mbi gjyqtarin, (që dha drejtësi mbi vendimet e 11 Dhjetorit) Berisha ta marrë në seli, për ta “programuar” për ministër drejtësie kur ti vijë koha….Rrofshin Plepat.
Next Post
Analiza e DW pas samitit të NATO-s në Bruksel: Mirëserdhe në realitetin e ri Europë

Analiza e DW pas samitit të NATO-s në Bruksel: Mirëserdhe në realitetin e ri Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In