• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fituan 3 medalje në Turqi, Veliaj pret atletët: Investojmë në sport, që të rinjtë të ndjekin modelin tuaj

by A R
20/03/2022 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, dy kampionët që na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre sportive, kanë sjellë edhe 3 medalje të tjera për Shqipërinë nga Kampionati Ballkanik i Atletikës në Stamboll. Pas suksesit, ata u takuan me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shprehu mirënjohjen për rezultatet e arritura dhe tha se Smajlaj dhe Gega janë dy modele që vlejnë të ndiqen nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Luiza dhe Izmiri kanë pasur një sezon fantastik dhe e kanë nisur me këmbë të mbarë vitin 2022 – një vit i veçantë për ne sepse Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Dy të rinjtë tanë model, kanë marrë medalje ari, respektivisht në kërcim së gjati dhe në garën 3 mijë metra, ku jemi shpallur kampionë Ballkanikë – Luiza për herën e tetë dhe Izmiri për herë të gjashtë. Çunat dhe gocat e Tiranës kanë dy modele për të ndjekur – një vajzë të mrekullueshme dhe një djalë të mrekullueshëm. Jam super krenar për ju! Fakti që vini me këto medalje në vitin ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të thotë se çdo investim te rinia është një investim që ia vlen”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se investimet e Bashkisë së Tiranës në sport po japin çdo ditë e më shumë fryte, duke veçuar sidomos terrenet sportive, pistat e reja të vrapit dhe së fundmi, edhe pishinat e notit në zonën e Liqenit.

“Me rezultatet e Luizës dhe Izmirit provojmë se aty ku kemi investuar, jemi shpërblyer. Përmirësimi i statusit financiar, reformimi i Sport Klub Tirana me një lidership të ri, terrenet e reja, qoftë “Fahrie Hoti”, qoftë Parku Olimpik, qoftë pistat e reja që po bëjmë në natyrë – të gjitha këto ia kanë vlejtur. Kjo do të thotë se reforma në sport është e rëndësishme për çdo federatë. Sot ne kemi një marrëdhënie speciale me Federatën e Atletikës dhe historitë e suksesit të Luizës dhe Izmirit janë dëshmi e kësaj. Kemi një super histori me volejbollin dhe basketbollin, ekipet e Tiranës kanë dalë të parët në vend dhe po përgatiten për ndeshjet ndërkombëtare. Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe me futbollin, por shumë shpejt do të kemi lajme edhe për notin, ku do marrim në dorëzim pas 20 vitesh, të gjitha pishinat te zona e Liqenit,” deklaroi kryebashkiaku.

Smajlaj dhe Gega vlerësuan mbështetjen dhe investimin e bashkisë për sukseset e sportistëve elitarë. “Jam krenar që përfaqësoj ngjyrat bardheblu në arenën ndërkombëtare. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa ndihmën tuaj kryetar, pa shefin e klubit dhe pa Komitetin Olimpik”, u shpreh Smajlaj.

“Jam shumë e lumtur që vazhdoj të mbaj titullin si kampione Ballkani për shumë vite, por kjo është falë mbështetjes që tashmë kemi nga klubi dhe nga bashkia. Sinqerisht, faleminderit për këtë, sepse sporti kërkon mbështetje, ndryshe nuk mund të mbash këtë nivel. Jam shumë e lumtur që do kemi edhe pistën, që kaq shumë e duam, dhe më në fund edhe Tirana do ta ketë një pistë të tillë,” tha kampionia Gega.

Të dy sportistët konfirmuan se objektivi i radhës janë Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

/a.r

Next Post
Rama inspekton furrën e bukës: Është rritur sërish çmimi i karburantit në bursë, gjëra që ne nuk i frenojmë dot

Rama inspekton furrën e bukës: Është rritur sërish çmimi i karburantit në bursë, gjëra që ne nuk i frenojmë dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In