• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja tepër e kushtueshme e kundërshtarëve të vaksinave

by Java News
16/10/2021 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roberto Frega, Huffington Post Italia

Sot po jetojmë në mesin e një paradoksi interesant:ndërsa situata shëndetësore duket se po përmirësohet dita ditës, ajo politike po përjeton tensione gjithnjë e më akute, dhe reagime gjithnjë e më të dhunshme.

Fillimi i zbatimit të ligjit mbi “Green Pass” ose “Pasaportat e Covid-19”, u prit të premten me protesta të shumta, e kombinuar me një emergjence shëndetësore në rënie. Së bashku ato rrezikojnë që të delegjitimojnë një masë tjetër politike të drejtë dhe të nevojshme.

Të drejtë ndaj atyre që e kanë bërë vaksinën, dhe të nevojshme për të shmangur përsëritjen e kurbave të rrezikshme të infektimit. Siç ka ndodhur shpesh në Itali, qeveria do të reagojë ndaj këtyre protestave të ashpra, ndoshta me një pragmatizëm në kufirin e oportunizmit.

Jo duke e ndryshuar ligjin për të mos humbur fytyrën, por qenë tolerante ndaj zbatimit të tij në zona që janë larg qendrës së vëmendjes. Për kundërshtarët e vaksinave, kjo do të jetë një fitore e madhe politike, pasi ata do ta kenë arritur triumfin e idesë së tyre mbi lirinë. Por ajo do të jetë një Fitore si e Pirros, pra me një kosto shumë të madhe, dhe me pasoja të tmerrshme. Para së gjithash për ata vetë. Le t’ia fillojmë me disa fakte.

1.Studimet e fundit mbi efektivitetin e vaksinës në popullatën izraelite, kanë treguar se pas 6-8 muajsh, efektiviteti i vaksinës zbret në rreth 60-70 për qind. Por lajmi i mirë është se njerëzit e vaksinuar që preken nga Covid-19, zhvillojnë zakonisht vetëm simptoma të lehta, dhe praktikisht askush prej tyre nuk vdes.

2.Në Britaninë e Madhe, ku që nga fillimi i verës janë hequr të gjitha kufizimet, pavarësisht nga një shkallë vaksinimi e ngjashme me të Italisë, infeksionet e reja të Covid-19 po përhapen me një ritëm të frikshëm. Aktualisht ato i tejkalojnë 40.000 në ditë, ndërsa të shtruarit në spital janë mbi 7000, me 120-150 të vdekur në ditë, gati që të gjithë në mesin e të pa vaksinuarve. Dhe shifrat janë në rritje.

Këto të dhëna na lejojnë të bëjmë disa parashikime mbi atë që mund të ndodhë në Itali gjatë muajve të ardhshëm, kur kufizimet do të nisin rë eliminohen gradualisht (dhe në fakt që tani ne të gjithë kemi hequr dorë nga masat mbrojtëse), dhe kur të zbutet edhe efektiviteti i vaksinës.

Qeveria do të përpiqet të forcojë rrjetin e sigurisë së vaksinave, duke promovuar dozën e tretë të vaksinës. Kategoritë e rrezikuara, kanë nisur tashmë që ta marrin atë. Por çfarë do të ndodhë kur të jetë radha e 45 milionë italianëve pa asnjë sëmundje kronike, të cilëve do t’u kërkohet të marrin dozën e tretë?

Le të pyesim veten se përse qytetarët që kanë bërë dy doza, duhet të bien dakord për të marrë edhe një dozë të tretë. Në nivelin politik, një pjesë e madhe e klasës politike dhe medias, e kanë de-legjitimuar kryesisht imponimin e vaksinimit, duke promovuar idenë se vaksinimi është një zgjedhje personale, dhe jo një detyrë qytetare.

Nëse tani do të tolerohet pasja me vete e “Green Pass”, mesazhi që do të përçohet është se vaksinimi është i padobishëm, një budallallëk, dhe se rëndësishme është që vaksinën ta bëjnë të tjerët. Në nivelin emocional, familjarët e tyre me shëndet të dobët apo të moshuar, do ta kenë marrë tashmë dozën e tretë, dhe për këtë arsye nuk do të jenë në rrezik.

Në nivelin egoist të rrezikut personal, ata që kanë marrë tashmë dy doza, e dinë që edhe nëse nuk e bëjnë të tretën në rastin më të keq, do të preken nga një formë e lehtë e Covid-19. Një rrezik që shumë njerëz ndiejnë se mund ta ndërmarrin.

Ju mund të pyesni veten:E çfarë ndikimi ka e gjitha kjo në fitoren e kundërshtarëve të vaksinës? Kjo është në fakt shumë e rëndësishme, pasi deri tani këta të fundit kanë përfituar nga imuniteti kolektiv i garantuar, nga fakti se 80 për qind e italianëve ranë dakord të vaksinoheshin.

Shkalla shumë e lartë e vaksinimit, solli një reduktim drastik të qarkullimit të koronavirusit, duke i lejuar kësisoj ata që nuk ishin të vaksinuar të shijonin normalitetin e rikthyer, të dilnin jashtë dhe të takonin njerëz pa rrezikun e infektimit.

Le të përpiqemi që ta imagjinojmë se çfarë ndodh, në rastin kur shumica e atyre që kanë marrë dy dozat e para të vaksinës, vendos të mos bëjë të tretën. Covid-19 rifillon qarkullimin në masë, siç po ndodh tashmë në Britaninë e Madhe. Po ashtu, ai nis të qarkullojë midis atyre që kanë bërë dy doza të vaksinës pa u shkaktuar dëme të veçanta, por duke rritur në mënyrë eksponenciale numrin e të infektuarve.

Ndërsa rritet qarkullimi i virusit, gjithnjë e më shumë jo të vaksinuar do të preken nga Covid-19. Varianti Delta që tani është 100 për qind dominues, ka një fuqi shumë më të madhe infektive dhe vdekjeprurëse, sesa variantet që qarkulluan para mbërritjes së vaksinës.

Nga 30-50 vdekje aktuale në ditë, të gjithë njerëz të pa vaksinuar, ka të ngjarë që kjo shifër të arrijë shpejt në 120-150 si aktualisht në Britani, dhe ndoshta edhe shumë më tepër. Kujdes:këto janë shifra të vdekurish që kanë të bëjnë me rreth 4 milionë të pa vaksinuarit, dhe jo 56 milionë italianët e tjerë.

Në proporcion, është sikur vdekjet të ishin 2.800 në ditë, një numër që nuk është parë kurrë as në momentet më të errëta të pandemisë. Vetëm se tani nuk do të ketë më një presion të tmerrshëm mbi spitalet. Do të vdesin vetëm njerëzit që kanë zgjedhur lirisht të mos vaksinohen.

Pas 2 vite bllokimesh të përsëritura, 150-200 vdekje në ditë do të konsiderohen ndoshta të tolerueshme nga shumica që ka zgjedhur të vaksinohet, dhe që nuk është më e rrezikuar. Brenda 3 muajsh, mund të vdesin 18.000-20.000 njerëz, që të llogaritur në një popullatë prej 4 milion italianësh, përfaqësojnë një masakër të vërtetë.

Një masakër ndaj kundërshtarëve të vaksinës. Miliona njerëz që këto ditë po nxitojnë të rezervojnë tampona, për të qenë në gjendje të punojnë në mungesë të vaksinës, duhet të reflektojnë mbi këto shifra. Ata duhet të pyesin veten, nëse loja që ata po luajnë, ia vlen vërtet që të kurorëzohet në fund me vdekjen e tyre të mundshme.

Që nga momenti që do të vendosin të vaksinohen, do të duhet të kalojë të paktën 1 muaj derisa sa të marrin të dyja dozat dhe të cilësohen të imunizuar. Në kushtet e një riaktivizmi eksponencial të Covid-19, për shumë mijëra njerëz ai muaj do të bëjë pikërisht diferencën midis jetës dhe vdekjes. /Perktheu-abcnews.al

Next Post
I “nxiu” jetën/ Përndiqte ish të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

I "nxiu" jetën/ Përndiqte ish të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In