• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fitorja si forcë dhe si dobësi

by
18/06/2015 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Të gjitha sondazhet që fushata elektorale prodhoi gjatë rrugës së saj, ndërsa ndahen në aspekte të ndryshme shifrore, bashkohen në një pikë të vetme: e majta fiton më  shumë  se gjysmën  e 61 bashkive  në 21 qershor.  Pra, është i qartë trendi, por jo rezultati i saktë.

Kjo e dhënë mbetet për t’u provuar më 21 qershor, pasi si e tillë, ajo është vetëm një indikacion. Por fushata e zgjedhjeve lokale ka lindur dhe po mbaron në shenjën e forcës dhe të dobësisë. Nga njëra anë kemi një panel të gjatë partish dhe siglash politike të pozitës, të cilat kanë zhvilluar një fushatë elektorale të zhurmshme, intensive dhe plot fytyra e emra, të shpërndarë në të katër anët e vendit. Nga ana tjetër, shohim një koalicion të mpakur të opozitës, ku në Tiranë garon thuajse i vetëm Halim Kosova, ku mungojnë praktikisht disa nga figurat qëndrore të opozitës (përfshi Berishën) dhe Basha e ka të vështirë të afirmohet me zë dhe figurë, si lideri i aftë politik që e nxjerr varkën në anën tjetër të lumit.

Si e tillë, kjo fushatë ofron një rezultat që tashmë dihet. Më së paku, pozita nuk do të dalë e dobësuar nga zgjedhjet e 21 qershorit. Si e tillë, ajo do të konfirmojë edhe në takimin elektoral të mes-mandatit, mbështetjen popullore të shumicës së shqiptarëve. Nëse e shohim më në detaj garën, mund të thuhet se e djathta bëhet gati të lëshojë kryeqytetin, pas katër vitesh qeverisjeje. Po ashtu, gara është e fortë në Durrës, ku nuk përjashtohet fitorja nga njëra ose tjetra palë, ashtu siç duket se do të jetë e vështirë që Bazhdari në Shkodër të kryejë surprizën. Sa për pjesën tjetër, duket qartë se Verilindja do të mbetet, me shumë gjasë, një ndër bastionet e vetme të opozitës, kurse pjesa tjetër e vendit mund të dominohet nga ngjyra rozë e Rilindjes.

Forca dhe dobësia e qeverisë dhe opozitës, është emëruesi i përbashkët i këtyre zgjedhjeve. Ky raport është i dukshëm dhe përcaktues në atmosferën që ka mbizotëruar në këto zgjedhje. E që mesa duket do të bëjë që tensionet të jenë të ulëta në ditën e votimit. Kur gara është e dobët, edhe tensionet fashiten, na thotë përvoja e 24 vjetëve.

Next Post

Rrezikonin të mbyteshin, policia shpëton 5 kosovarët në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

August 6, 2026
Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

August 6, 2026
Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

August 6, 2026
Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

August 6, 2026
Si mund të përthithë një njeri, motori i avionit të ndaluar? IATA tregon çfarë ndodh

Lufta ndryshon turizmin/Konflikti në Lindjen e Mesme dëmton fluturimet dhe rrit kërkesën për Europën

August 6, 2026
VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

August 6, 2026
UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

August 6, 2026
Kasetofoni që u kthye në masakër! Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

Kasetofoni që u kthye në masakër! Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

August 6, 2026
Miratohet Traktati për Ekstradimet Shqipëri-SHBA/ Gjonaj: Do të garantohet bashkëpunim më efektiv në luftën kundër krimit!

Sinjali politik i ratifikimit nga SHBA me “procedurë të përshpejtuar” të marrëveshjes ushtarake me Shqipërinë

August 6, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mobilizohet kundër hartës së re territoriale, urdhër degëve për protesta

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com