• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja sensacionale në Wimbledon, imazhi i Carlos Alcaraz tani vlen 30 milionë paund

by A R
17/07/2023 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja historike e spanjollit Carlos Alcaraz në finalen e Wimbledon vlen vetëm 2.3 milionë paund si çmim, por triumfi ndaj Novak Djokovic do ta bëjë 20-vjeçarin sensacional një target të kompanive më të mëdha që duan ta bëjnë imazhin e tyre zyrtar.

Ekspertët e fushës kanë thënë për DailMail se suksesi në Wimbledon do ti sjellë Alcaraz rreth 30 milionë paund fitime, falë kontratave që do të nënshkruajë me sponsorët deri në fund të vitit 2023.

Performanca e jashtëzakonshme e 20-vjeçarit ka forcuar vendin e tij si numri 1 i botës dhe ai tani është pasuesi natyror i Djokovic, të cilin e mundi në një finale të jashtëzakonshme me pesë sete.

Ekspertët e marketingut thonë se fitorja e së dielës do të thotë se ai ka tashmë “botën në këmbët e tij” dhe mundësinë për të katërfishuar vlerën e tij neto që aktualisht qëndron në 7 milionë paund.

Alcaraz tani është sportisti më i lakmueshëm në botë, me marrëveshje shumë milionëshe të nënshkruara me Nike, Rolex, Calvin Klein, Louis Vuitton, BMW dhe prodhuesin e raketave Babolat. Madje ai sponsorizohet nga një prodhues spanjoll i proshutës. Ekspertët kanë sugjeruar se të gjitha këto lidhje së shpejti mund të rinegociohen duke pasur parasysh suksesin e tij.

Eksperti i marketingut, Nick Ede i tha MailOnline: “Carlos Alcaraz është gati të bëhet një nga yjet më të mëdhenj në botë. Me pamjen e tij të bukur, trupin në formë dhe buzëqeshjen klasike, ai mund të jetë ambasadori i ëndrrave për çdo lloj kompanie. Nga brisqet tek kostumet dhe sigurisht veshjet sportive, ai do të fitojë shumë para dhe madje mund të lançojë markën e tij siç kanë bërë më parë Bjorn Borg ose Maria Sharipova”.

Ylli i pashëm spanjoll, sakaq besohet të jetë në një lidhje dashurie me shoqen e tij Maria Gonzalez Gimenez, e cila stërvitet në të njëjtin klub tenisi në Murcia. Ata rrallëherë shihen bashkë në publik, duke zgjedhur ta mbajnë lidhjen e tyre shumë private.

/a.r

Next Post
Grumbulluesit t’i paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve/ Braçe paraqet në Kuvend propozimin e tij për ndryshim në ligj

Debat mes socialistëve për çmimet e produkteve/ Braçe: Rënia e euro-s, duhet të kishte ulur çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In