• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fitorja ndaj Francës/ De Biasi: Zhvilluam një ndeshje të mirë

by
14/06/2015 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri I kombëtares shqiptare Giovanni De Biasi ka vlerësuar mjaft lojën e kuqezinjve në fitoren e sotme ndaj Francës.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ndaj një kundërshtari që luajti në ritme të ulëta. Besoj që lojtarët dhanë gjithçka prisja në fushë. Jam i lumtur për lojtarët e rinj dhe rikthimin e Bashës. Sonte shpresoj që Danimarka të barazojë me Serbinë, pasi do të ndihmonte Shqipërinë. Kjo ndeshje nuk vlen për kualifikueset, shpresoj që të vazhdojmë kështu në ndeshjet e mbetura për të siguruar pjesëmarrjen” deklaroi De Biasi.

Pas ndeshjes ka komentuar edhe kapiteni kuqezi Lorik Cana duke folur me superlativa për lojën dhe rezultatin edhe pse ishte ndeshje miqësore.

“Do ishte fantastike po të kishte dhe vlerën e tre pikëve ndeshja me Francën. Kemi dëshirë që rruga që kemi nisur të përfundojë në Francë. Duhet përqendrim dhe qetësi për të marrë maksimumin në cdo ndeshje. Një fitore ndaj Francës nuk është e rastësishme, frytet e një pune që kemi nisur disa vite më parë për këtë vend dhe këtë popull. Po bëjmë popullin që të krenohet me këtë ekip. Forca jonë është grupi dhe dëshira. Nuk do ta ndërroja Shqipërinë as me Francën, gjithmonë kam ëndërruar fanellën kuqezi. Kur luan për Shqipërinë cdo ndeshje është zyrtare. Shpresoj që të fitojë edhe Danimarka ndaj Serbisë sonte” deklaroi ai.

I gëzuar për golin ka qenë edhe autori i fitores ndaj Francës, Ergys Kaçe. “Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë i lumtur jam për fitoren, pasi është dy muaj para ndeshjes me Danimarkë. Ishte një fitore e madhe, pasi është e para në histori ndaj Francës, ekipi ishte në gjendje shumë të mirë, prandaj e fituam ndeshjen”tha ai.

Ndërsa portieri i kuqezinjve Etrit Berisha “Nuk kemi kualitetet që ka Franca, por grupi ishte vendimtar duke bërë diferencën në fushë. Shpresoj që të vazhdojmë me paraqitjen e mirë që po bëjmë. Ajeti me Alinjin bënë një paraqitje të mirë duke krijuar siguri para zonës”.

Ndërsa Ermir Lenjani tha pas ndeshjes se, “Jam i lumtur për fitoren, nuk e prisja ndërrimin e trajnerit, pasi prisja që të luaja më shumë minuta në fushë. Megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi është fitorja”.

Rama: Respekt kuqezinjve miqësore miqësore po Franca është Franca dhe fitorja është fitore

Fitoren e kuqezinjve e ka komentuar edhe kryeministri Rama duke i përgëzuar përmes një statusi në Facebook. Edhe pse ishte një fitore në një ndeshje miqësore, Rama shkruan se fitorja është fitore.
“Respekt kuqezinjve miqësore miqësore po Franca është Franca dhe fitorja është fitore:-) ‪#‎ForcaShqipëria me e mira është ende përpara!” shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Next Post

IKMT-ja do të shembë një objekt 4-katësh në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In