Pas fitores fantastike të kuqezinjve ndaj Çekisë mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”, ka reaguar dhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Tashmë që Shqipëria renditet e para në grupin E të Europianit 2024, Rama shpreh falënderim të madh për Federatën, djemtë e Kombëtares si dhe trajnerin Sylvinho bashkë me gjithë stafin.
Padyshim nuk mungon as falënderimi i veçantë ndaj tifozëve të cilët kreu i qeverisë i cilëson “lojtari i 12 i skuadrës”.
“Mirëmëngjes me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.