• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fitorja është në mesin tuaj”, Basha nga Kavaja: Rama nuk mund ta ndalë uraganin e shpresës!

by
20/04/2021 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar nga Kavaja se paniku i humbjes e ka shtyrë Ramën drejt veprimeve diktatoriale si sulmi i djeshëm në selinë e PD ku i plagos sekretari.

Basha ka kërkuar nga qytetarët e Kavajës që të dielën të dalin masivisht në votime, dhe të votojnë numrin 9.

Ai shton se Kavaja ashtu siç i priu varganit të demokracisë, kësaj radhe së bashku të bëhet i mundur anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

 

 

”E dëgjoj në urimet e gjyshërve e gjysheve, e shoh në sytë e të rinjve të Kavajës, ndryshimi shtë i pandalshëm,. Fitorja është në mesin tuaj, në mesin tonë.

Vëllezër e motra, ne të gjithë e dimë fare mirë se një njeri i vetëm i cili për 8 vite me radhë nuk bëri gjë tjetër veçse të shkaktojë plagë në trupin e familjeve shqiptare. Një njeri që 8 vite me radhë pati gjithë pushtetet e dështoi, s’mundet kurrë në asnjë forme, mënyrë të ndalë uraganin e shpresës.

Të gjithë e dinë se vota për ndryshim, vota për fitoren e PD është rruga që do të hapë punën, mirëqënien, ekonominë, integrimin europian të vendit. Ëndrrat e atyre që e nisën rrugëtimin për demokraci. Ne me fuqinë e bashkimit, me ndihmë e zotit do e bëjmë realitet, duke nisur nga fitorja më 25 prill.

Nuk ka familje shqiptare që nuk e di, se pas 8 vitesh dështime, edhe 4 orë janë shumë për njeriun që premtoi për 8 vite e s’bëri asgjë. S;ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve diktatoriale.

Ndaj shqiptarëve anë e mbanë e kuptojnë se do i japin përgjigje pyetjes, edhe 4 vite të tjera si 8 vitet e shkuara, të izoluar nga BE, me të rinjtë që largohen, me nëna e baballarë me zemra të çara, ekonomi të përçarë, apo bashkë për ndryshim që Shqipëria e Kavaja të fitojë, çdo familje të fitojë,.

Kjo është zgjedhja para nesh. Ndaj dua t’ju pyes, nëse Shqipëria të ecë përpara, atëhere ditën e dielë masivisht në kutitë e votimit, votojmë numrin 9.

Për nënat që na rritën me sakrifica, që djemtë e Kavajës, djemtë e mrekullueshëm të Kavajës,të rrinë e punojnë këtu, votojnë numrin 9.

Për Kavajën e shpresës, punësimit, mirëqenies së fermerëve, turizmit, votojmë numrin 9.

Për të hapur rrugën europiane, votojmë numrin 9.

Për të bërë të mundur që Shqipëria e shqiptarët si atëhere kur Kavaja i priu varganit të demokracisë, bashkë vëllezër e motra, të gjithë bashkë të çojmë vendin anëtar të BE, me dinjitet, demokraci, votojmë numrin 9. Cilin? Edhe njëherë? 9 për ndryshimin, bashkë për ndryshimin, Kavaja fiton, Shqipëria fiton.”– tha Basha./ b.h

Next Post
“Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske”, Rama: Politizimi i çështjes së Kavajës ngarkon me faj Lulin!

"Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske", Rama: Politizimi i çështjes së Kavajës ngarkon me faj Lulin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In