• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e Vetëvendosjes, Bushati: Sovrani shembi të vjetrën dhe përqafoi shpresën

by A R
15/02/2021 14:11
Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati zgjedhjet në Kosovë treguan se sovrani shembi modelin e të vjetrës duke përqafuar shpresën.

Përmes një postimi në Facebook ai thotë se fitorja e Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është fitore e “çdo qytetari që jeton në Kosovë dhe diasporë, që kontribuon përmes punës së ndershme për Kosovën shtet funksional, demokratik, si një dhe të pandarë”.

Bushati thotë se tashmë Kurti dhe Osmani janë para përgjegjësisë për të drejtuar Kosovën “me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik, mirëqënies sociale dhe partneritetit me botën demokratike”, duke shtuar se ata tashmë kanë përgjegjësinë që të jetësojnë besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Europiane.

POSTIMI I PLOTE I DITMIR BUSHATIT

NJË FITORE E TË ARDHMES

Po, Kosova përqafoi të ardhmen!

Më shumë sesa një fitore e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, 14 Shkurti 2021, do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur sovrani me votë plebishitare shembi modelin e vjetër dhe përqafoi shpresën.

Është fitorja e çdo qytetari që jeton në Kosovë dhe diasporë, që kontribuon përmes punës së ndershme për Kosovën shtet funksional, demokratik, si një dhe të pandarë.

Është fitorja e çdo sipërparrësi të ndershëm që beson tek puna, shpirti i garës, shteti zhvillimor, barazia në mundësi, përkundrejt kapitalizmit grabitqar që thellon pabarazinë, mpin shoqërinë e nxit braktisjen e vendit.

Është fitorja e shoqërisë civile, medias së lirë dhe profesionistëve me integritet moral që besojnë tek vlerat e lirisë, humanizmit, qytetarisë, drejtësisë sociale, përballë gazetarisë rentiere e shpirtprishur në shërbim të pushtetit.

Është fitorja e një modeli të ri politik që s’ka të bëjë me moshën, gjininë e prejardhjen, por që ndjen përgjegjësinë para njerëzve, duke demonstruar konsistencë në ide, përgjegjshmëri shtetërore e pathyeshmëri, duke mos u bërë palë me veset e politikës që gërryejnë idealin e jetës demokratike.

Është fitorja e standardit dhe kulturës demokratike. Kosova, 13 vjet shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi plot 109 vjet shtet. Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen gjykimit të popullit.

Fitoret e mëdha shoqërohen gjithnjë me pritshmëri dhe përgjegjësi të mëdha. Tanimë, Lëvizja Vetëvendosje, Albini dhe Vjosa janë përpara një përgjegjësie historike për ta drejtuar Kosovën me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik, mirëqënies sociale dhe partneritetit me botën demokratike. Sfida, që kërkojnë një konsensus të ripërtërirë politik e shoqëror. Ata kanë përgjegjësinë për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Europiane.
Urime Kosovë❤️

Next Post
Kineastët e “rinj” të PD

Nise nga PD-ja Lulzim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

February 27, 2026
Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

February 27, 2026
Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

February 27, 2026
Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In