Partia Socialiste arriti një fitore në zgjedhjet e 25 Qershorit në ato përmasa që pakkush e kishte menduar. Edhe pse në kampin socialist shpreheshin të bindur për sigurimin e ‘timonit’ të vetëm, rezultati i thellë edhe në zona të djathta ka befasuar edhe socialistët më optimistë.
Teksa procesi i numërimit po i afrohet fundit, socilaistët do të festojnë sot fitoren në Sheshin Skënderbej. Në mesazhin adresuar deputetëve, kryeministri Rama fton edhe të gjithë simpatizantët e PS në ora 18.30 në shesh.
“Sot ne oren 18.30 ne sheshin Skenderbej, per perqafimin e ketij momenti historik, me te gjithe ata qe duan dhe mund te na bashkohen nga Tirana e nga cdo qark”, thuhet në mesazhin e ramës./a.m.