• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fitorja (e Pirros) e Gent Cakajt

by S M
14/01/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në esencë nuk ndryshon asgjë. Sërish Gent Cakaj do të jetë de facto ministër i jashtëm. Ai do të përfaqësojë, në emër të Edi Ramës, vendin tonë në shumë aktivitete jashtë vendit dhe kjo është një praktikë që njihet gjerësisht në diplomacinë botërore. Rama bëri të vetmen lëvizje të mundshme që i kishte mbetur. Kurse Ilir Meta vetëm sa ja ka dalë që të thyejë dëshirën e kryeministrit për kandidaturën e 28 vjeçarit, si dhe të ulë artificialisht nivelin e përfaqësimit të vendit tonë në rang zv.ministri, në shumë takime ku do të duhej të kishim një shef diplomacie me atribute te plota.

Krizat shqiptare prodhojnë jo rrallë monstra ligjore, institucionale dhe ngërçe që do të bënin me dhimbje koke edhe juristët më të thekur në zanat. Në harkun  e shtatë ditëve afat, Presidenti Meta la pa dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit (një shkelje spektakolare e Kushtetutës) dhe i tha “Jo” Gent Cakajt (edhe kjo mëse e dyshimtë, duke parë dispozitën kushtetuese të dekreteve presidenciale). Pas këtyre shtatë ditëve Shqipëria e pa veten në një situatë ligjore, rreth poltronit të ministrit të jashtëm, që s’ka Komision Venecie zbërthen. Ndërkohë që sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, shteti vijon të jetë pa Gjykatë Kushtetuese.

Në këto kushte, shpikja tjetër e minutës së fundit: kryeministri sposton ministrin në detyrë, duke u bërë vetë ministër i jashtëm. Rezultati: sërish Gent Cakaj de facto ministër, por pa spaleta! Një çorbë që s’ka stomak që e përtyp. Një lëmsh i gatuar me dy duart me të larta të shtetit: ato të kryeministrit, i cili në këtë rast ka edhe një herë më tepër mundësinë të kuptojë se nuk mund të emërojë ministër cilindo që i vjen në mend. Dhe me duart e kryetarit të shtetit, i cili vetëm për inat të Edi Ramës nuk ngurroi asnjë sekondë që ta linte Shqipërinë me një zv.ministër të jashtëm shëtitës, që përfaqëson shefin e tij në Tiranë!

Shqipëria prodhoi kështu një tjetër faqe që bën shkollë më vete në të drejtën kushtetuese dhe që do të habisë shumë studentë të ligjit, në Shqipërinë normale të pas 30-40 vjetëve. Nëse dikujt i vjen në mend të na krahasojë me rastin grek, duhet t’i kujtojmë se situatat që kalonte dhe kalon diplomacia greke ishin dhe janë shumë më komplekse sesa tekat fëminore të krerëve të shtetit shqiptar, që për inat të njëri-tjetrit i venë flakën interesave të të gjithë vendit. Nëse Meta dhe Rama kujtojnë që të dy s’e kanë fituar, njoftojini se kjo histori banale s’ka fitues…

Next Post
Ekipi negociator i Kosovës: Kemi platformë të re për dialogun me Serbinë

Ekipi negociator i Kosovës: Kemi platformë të re për dialogun me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In