• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ekipi negociator i Kosovës: Kemi platformë të re për dialogun me Serbinë

by Java News
14/01/2019 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi negociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë, është duke përgatitur një platformë të bisedimeve, e cila shfaqë unitetin e Republikës së Kosovës, pavarësisht që dy partitë më të mëdha opozitare në vend Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kanë përkrahur këtë ekip.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili bashkë me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin, janë bashkëdrejtues të delegacionit të Kosovës në këtë proces.

Limaj tha se kjo platformë do të jetë shtylla kryesore ku do të bazohet i tërë procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk ka bërë të qartë nëse përmes kësaj platforme do të bëhen të qarta vijat e kuqe për çka nuk do të mund të bisedohet me Serbinë.

“Ideja është që të dalim me një platformë e cila reflekton qëndrimin unik të Republikës së Kosovës. Si dokument i cili do të jetë udhërrëfyes i delegacionit shtetëror të Kosovës, i institucioneve të Kosovës dhe kështu Kosova ta ketë një mesazh, një zë në bisedimet e ardhshme me Serbinë”, thotë Limaj.Ekipi negociator që u krijua në gjysmën e dhjetorit të vitit të kaluar nga Kuvendi i Kosovës, është duke pritur koordinim dhe ide për vazhdimin e këtij procesi edhe nga presidenti Hashim Thaçi.

Formimi i këtij ekipi ka ardhur si rezultat i synimit të Qeverisë së Kosovës që ta fuqizojë rolin e saj në bisedimet me Serbinë, çka nga analistët politik shihet edhe si përpjekje për zbehjen e rolin udhëheqës të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dialogun me Serbinë. Ky synim, besohet se është sforcuar shumë pas idesë për “korrigjim të kufirit”, të cilën presidenti Thaçi e mbështetë, por jo edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës.

“Ne e kemi krijuar menjëherë një komision brenda delegacionit shtetëror i cili është duke përgatitur draft-platformën dhe për atë kemi marrë shumë dokumente nga Qeveria, po presim edhe disa dokumente nga Presidenca, ide të ndryshme”, thotë Limaj.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se platforma përveç që duhet të sigurojë që të jetë një ekip politikisht gjithëpërfshirs dhe të ketë konsensus politik, duhet t’i ketë të qarta vijat e kuqe karshi Serbisë në këtë proces.

“Duhet të jenë vijat e kuqe të përcaktuara në këtë platformë, ku Kosova nuk e cenon integritetin e saj territorial, sovranitetin e saj dhe funksionimin e saj unitar të shtetit të Kosovës. Epilogu duhet të përcaktohet që Kosova duhet të njihet nga pala serbe formalisht, pra njohje reciproke dhe të ketë anëtarësim të palës kosovare në Kombet e Bashkuara”, thotë Jeta Krasniqi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shefja e BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një takimi në Bruksel.

Me anë të kësaj platforme, sipas saj, duhet të shihet zëvendësimi i Rezolutës 12 44 me një rezolutë tjetër, pasi e njëjtë nuk mund të jetë në fuqi pas arritjes së marrëveshjes finale dhe duhet të ketë mekanizma për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Ekipi negociator i Kosovës ka realizuar më 8 janar një takim konsultues me zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Pas takimit, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ka kërkuar që Kosova të heqë taksën prej 100 për qind të vënë në muajin nëntor.

Dy bashkëdrejtuesit e Delegacionit shtetëror të Kosovës, Limaj dhe Ahmeti, thanë pas takimit se ia kanë sqaruar zonjës Mogherini rolin e këtij delegacioni dhe gatishmërinë për të diskutuar për të gjitha temat e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të çonin deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me kushtin parësor, njohjen reciproke.

Sidoqoftë, vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në fazën e re të këtij procesi, sipas zyrtarëve të BE-së mbetet ende i paqartë, përderisa Kosova e mbanë në fuqi taksën doganore ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, përgatiti Express. (b.an)

Next Post

Mbërrin në Presidencë kërkesa e Ramës për portofolin e ministrit të Jashtëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

September 10, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

“Helsinki” letër Burgut 313: Jepini fund shkeljes së të drejtave të ish-presidentit Meta

September 10, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Debati për pagat e gjyqtarëve, Gogu: Vendimin do ta marrë Kuvendi

September 10, 2026
Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

September 10, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Ndërtimet pa leje, qeveria ndryshon ligjin: Poseduesit fitojnë të drejtën e parablerjes

September 10, 2026
“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

September 10, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj përballë standardit të ri të Gjykatës së Lartë: A do të zbatohet ligji njësoj për të gjithë?

September 10, 2026
“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

September 10, 2026
Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

September 10, 2026
Ngërçi me pagat bllokon punën në Gjykatën e Durrësit, zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe çështjet urgjente!

Ngërçi me pagat bllokon punën në Gjykatën e Durrësit, zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe çështjet urgjente!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com