• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e Kombëtares kundër Andorrës është detyrim! Sylvinho 5 ndryshime në formacion, tre futbollistë jashtë

by B K
24/03/2025 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot kundër Andorrës në orën 20:45, sfidë që zhvillohet në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë dhe vlen për raundin e dytë të Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026.

Humbja kundër Anglisë tri ditë më parë në Londër duhet harruar dhe tanët duhet të bindin me lojë dhe pikë kundrejt një rivali që dominojnë në letër dhe histori. Andorra vjen nga humbja 0-1 në shtëpi kundër Letonisë dhe tanët duhet të tregojnë forcën për të marrë maksimumin, kusht ky që do i bënte kuqezinjtë pretendentë për kalimin e grupit.

Emrat e lënë jashtë – Simon Simoni, Andi Hadroj dhe Etnik Brruti do e ndjekin sërish ndeshjen nga tribunat e stadiumit. Në bazë të rregullores së UEFA-s, Sylvinho do duhet të ketë të gatshëm vetëm 23 futbollistë për ndeshje, me tre emrat më sipër që janë të sakrifikuarit.

Duke qenë se trajneri kishte në grumbullim 26 lojtarë, një lëvizje e tillë ishte e pashmangshme. Bie në sy se edhe ish-kapiteni i Kosovës U-21, Etnik Brruti i cili u afrua me zhurmë te kuqezinjtë mbetet sërish jashtë për ndeshjen e dytë, pasi të njëjtët e ndoqën ndeshjen nga tribunat e ‘Wembleyt’ kundër Anglisë.

Historia – Mes dy skuadrave janë luajtur shtatë përballje në histori, ndërsa numërohen pesë fitore për kuqezinjtë, një barazim dhe një humbje. Fitorja e parë ka qenë një ndeshje miqësore në vitin 2000, ndërsa më pas u mposhtëm në Andorrë me rezultatin 2-0.

Sërish ishte një miqësore në 2010 që pa Shqipërinë fituese, ndërsa dy ndeshjet kualifikuese të Europianit 2020, ekipi ynë fitoi në transfertë 0-3, ndërsa ndeshja në shtëpi përfundoi në barazim 2-2. Dy duelet e fundit për kualifikueset e Botërorit 2022 panë Shqipërinë që të triumfonte, të dyja me rezultatin minimal 1-0.

Formacioni – Pesë dilema ka Sylvinho nga ndeshja e fundit kundër Anglisë dhe gjithçka lidhet me mesin e fushës dhe sulmin, teksa do ketë ndryshime në emra dhe skemë. Duket se mbrojtja nuk do ndryshojë dhe skema do kalojë në 4-3-3, nga 4-2-3-1.

Medon Berisha mund të marrë vendin e Ramadanit, Pajaziti atë të Bajramit, Muçi dhe Hoxha kanë një balotazh për krahun e majtë të sulmit, teksa Broja mund të spostohet në krah në vend të Asanit. Manaj pritet në majën e sulmit në vend të Uuznit që e nisi titullar në Londër. Në portë duket se Strakosha ka kaluar problemet që shfaqi kundër Anglisë, aty ku u zëvendësua nga Kastrati.

Ndeshja gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani (Berisha), Bajrami (Pajaziti); Asani (Broja), Muçi (Hoxha) Manaj. Trajner: Sylvinho

Next Post
Video/ Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut

Video/ Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com