• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e hidhur

by Frrok Çupi
05/06/2020 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

E di se ky është edhe titull i një libri mbi Luftën e Dytë në Shqipëri. Fitorja e hidhur na pret në çdo krye rruge ku kalojmë, ça dreq fati paskemi pasur! Edhe kombe të tjerë janë dënuar me fatin e keq të ‘fitoreve të hidhura’, por kur e ndjejnë helmin kalojnë në rrugicën tjetër. Kësaj here kemi korrur të fundit ‘fitore të hidhur’. Fitorja ishte e dyfishtë. Fitorja e parë e ditës- ‘Reforma Zgjedhore’, dhe fitorja e dytë ‘shpifja për armët kimike’ që qenkan varrosur në tokën e Shqipërisë…

Fitoren e dytë e paska shpikur presidenti i Republikës në një media italiane, ku sulmoi fort, me qëllim që ta zgërlaqte kombin e vet. Në librin ‘Fitorja e hidhur’, siç e kishte shkruar Reginald Hebbert- ish misionar anglez- mbi shënimet e Luftës së Dytë Botërore, krerët i dhanë kombit helmin. Përderisa sot kemi një ekip presidencial që bën çfarë nuk bën për t’i nxirë faqen kombit në sy të botës, vallë pse sulmojnë Esat Pashë Toptanin si tradhtar?!

Edhe fitorja e Reformës Elektorale- fitore është, por ‘e hidhur’. Ku është helmi i kësaj?

Këtu ka hyrë në fushë një grup njerëzish që nuk kanë të drejtë vote. Opozita që thotë se ‘të shkul dhëmbë e dhëmballë’ për votën, në fakt ndodhet jashtë sistemit. Si Partia Demokratike edhe tjetra ‘Lëvizja’ kanë djegur mandatet, kanë dalë nga shtëpia e Popullit dhe kanë marrë gurët për t’i thyer popullit tjegullat e shtëpisë. Nuk kanë më asnjë të drejtë që të votojnë ligje, as Reformë, as Formë, as Trajtë. Tani, në momentin që këta pranohen në fushën e Ligjit, do të thotë se shembet ‘Shtëpia’. Nëse këta do të marrin të drejtën e votës dhe të vendimit, atëherë në shtëpinë e Popullit duhen thërritur kushdo që ka interes të bëjë namin në këtë shtëpi. Sikur të vazhdojë kështu, atëherë ne nuk kemi më lidhje me shtetin, as me atdheun, as me të drejtën tonë.

Kjo është fitorja e Hidhur: Ligji do të ketë pranuar Paligjshmërinë. Sikur të pyeteshin baballarët e Demokracisë, as që do të kishin përgjigje. ‘A kanë hyrë anëtarët e Eklezisë së Athinës?’ do të ishte një pyetje alegorike e Aristotelit, ‘ata që nuk kanë një punë dhe shtëpi në Pllaka, të dalin jashtë!’. Kështu është ndërtuar Demokracia, me ligje strikte; po i shkele ke arritur fitoren e hidhur.

Kemi një jetë të tërë që marrim fitore të hidhura; ça dreq pune është kjo jona?

Hera e fundit, në vitin 2005, kombi shqiptar u turpërua para gjithë botës. Kishin kaluar vetëm shtatë vjet qëkurse qeveria ‘demokratikase’ kishte djegur vendin; e kishte djegur deri në themel. Partia ‘Demokratikase’ atë vit kishte arritur një fitore ‘të hidhur, të hidhur pelin’ duke vrarë rreth 3000 vetë nga radhët e kombit të vet; kishte groposur financat e shtetit dhe të individit, kishte akuzuar aleatin strategjik SHBA për ‘grusht shteti’, kishte hapur depot e helmeve dhe të miliona armëve vdekëse; e kishte çuar punën deri aty saqë bota u detyrua të sillte 6000 forca ushtarake për të vendosur paqen mes ‘egërsirave’ shqiptare…. Po ça është kjo punë?!- u tmerrua gjithë bota kur dëgjoi se vetëm pas shtatë vjetësh, shqiptarët votuan xhelatët e vet.

A doni të votojmë prapë Ilir Metën? Po çfarë mund të bëjë më keq se i ka bërë këtij kombi? Do t’i bëjë edhe një gjë: Do t’i hipë në qafë për ta turpëruar para Botës.

Ndryshe ka ndodhur në traditën parapolitike: Aty ku një familje mbetej në pjellë të keqe, aty nuk trokiste më njeri, mbinte bari e quhej ‘shtëpi e dalë fare’. Si nuk ishim të zot të shpallim se nuk turpërohemi që të votojmë xhelatin tonë?! Edhe sot po i japim të drejtën e votës atij që nuk ka të drejtë…  Fitorja e hidhur e kombit tonë është një gur që djalli ia ka vënë në zverk dhe e zhyt sa herë t’i dojë qejfi.

Ça dreq pune është kjo?, prej thellë në histori marrim fitore të hidhura, kthejmë atë që na ka rrënuar, na ka grabitur, na ka sharë e na ka përqeshur? Madje i lutemi, ‘aman hajde në Reformë’. Na ka ndodhur kështu që nga momenti kur sapo ligjëruam shtetin tonë indipendent. Lufta e Dytë Botërore na solli fitore të hidhur, regjimi i diktaturës u instalua bash mbi eshtrat e ‘besimtarëve’ të komunizmit. A të besojmë prapë se ata që na dhunuan, këta do të na bëjnë?! Do të turpërohemi, përveçse do të zhdukemi.

Dikush ka luajtur dhe luan ‘kumar’ tragjik. Edhe një bajraktar i Lumës së Kukësit- sipas dëshmisë së Reginald Hibbert, autor i ‘Fitores së Hidhur’- mori iniciativën t’i shkruante kryeministrit Eden të Britanisë në pikun e Luftës së Dytë: ‘Ky shtet i vogël ekzistonte shumë keqë’, shkruan bajraktari  dhe i kërkon Britanisë një milionë dollarë që të hyjë në Luftë për çlirimin e vendit të vet. Tani këta tanët paguajnë gazeta në Itali, në Perëndim kudo, paguajnë lobingje, paguajnë vila- në invesrin e kohës së shkuar. Fitorja e një lufte për kombin tënd duke u bazuar mbi paratë dhe rrënimin, është gjithnjë e hidhur. Këtu sot të gjithë janë të paguar, ata që ndezin fitilat e konfliktit, ata që mbrojnë krimin e tyre me trupat tanë, edhe ata që sulmojnë Amerikën, edhe ata që përqeshin Perëndimin, edhe ata që nuk e lejojnë reformimin e shtetit.

Ne presim fitore prej tyre.

Next Post
“Kaos” tek Vllaznia, trajneri Mirsad Jonuz jep dorëheqjen: Shkak janë pagat e pamarra

"Kaos" tek Vllaznia, trajneri Mirsad Jonuz jep dorëheqjen: Shkak janë pagat e pamarra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com