• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e Berishës në lagjen e Bashës/ Bardhi: Manipuluan në mes të Tiranës, imagjinoni në gjithë Shqipërinë

by
06/01/2022 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të selisë
blu u ndal te publikimi i pamjeve që demostrojnë manipulimin e referendumit të Berishës në Degën e PD-së në
lagjen e kryedemokratit Basha.

Bardhi u shpreh se në këtë degë numri i përgjithshëm i anëtarëve është 1200, teksa nga 12-orë filmime nga kamerat në vendin ku u zhvillua referendum, u pa të futeshin në qendrën e votimit 117 persona, më pak se 10%, dhe jo 760 siç u deklarua nga rezultatet e Komisionit të Rithemelimit.

“Sali Berisha po përpiqet t’i imponohet me dhunë dhe me një retorikë përçarëse vullnetit të shumicës dërmuese të demokratëve. Ajo që Sali Berisha përpiqet t’i imponojë qytetarëve janë mashtrime të përdistshme. Shpikja dhe thirrja për një protestë kombëtare në selinë e Partisë Demokratike se aty po lyhen muret.

Kjo protestë ka vetëm një qëllim të bunkerizojë Partinë Demokratike, ashtu siç është bunkerizuar Sali Berisha dhe familja e tij nga SHBA. Çdo demokratë ka parë si firmat e delegatëve u mbyllën në kasafortë, u tha se firmat do të hapeshin më 11 dhjetor dhe atë ditë në fakt në vend të transparencës u mbyllën dyert jo vetëm për këdo që donte të bënte verifikimin, por u lanë jashtë dhe përfaqësuesit e medias.

Mirëpo duke qenë se faktet kanë dalë fal mediave, të cilat desha dhe t’i falenderoj, tek dega që Sali Berisha përdori si triumfin e tij, lagjen e Lulzim Bashës, sot çdo shqiptar dhe demokrat ka parë se si nga 117 anëtarë nga rreth 119 individë që kanë hyrë brenda ambienteve, rezultati doli se kishin marrë më shumë se 760 anëtarë të Partisë Demokratike.

Të gjithë mund të shikojnë nga pamjet e 12 orë xhirime se nga 1200 anëtarë që ka dega kanë marrë pjesë 117 anëtarë, më pak se 10%. Faktet tona të tilla ne i kemi për çdo degë të Partisë Demokratike, por kemi vendosur të heshtim për shkak të interesave të Partisë Demokratike. Kur ky proces është deformuar në këtë mënyrë në mes të Tiranës imagjinoni çka ndodhur në çdo cep të Shqipërisë”, tha Bardhi.

/b.h

Next Post
EMRI/ Shtëpia 3-katëshe me bodrum ‘djeg’ gjyqtaren, KPK e largon nga sistemi e drejtësisë: S’justifikon burimet financiare

EMRI/ Shtëpia 3-katëshe me bodrum ‘djeg’ gjyqtaren, KPK e largon nga sistemi e drejtësisë: S'justifikon burimet financiare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

October 23, 2026
Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

October 23, 2026
Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

October 23, 2026
SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

October 23, 2026
“Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, s’e besoja dot

“Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, s’e besoja dot

October 23, 2026
Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

October 23, 2026
Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

October 23, 2026
Norvegjia do të rifillojë pagesat e granteve për Hungarinë pas një ndërprerjeje 10-vjeçare

Norvegjia do të rifillojë pagesat e granteve për Hungarinë pas një ndërprerjeje 10-vjeçare

October 23, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca në gadishmëri dhe gjendje të jashtëzakonshme, 70 mijë policë, forca speciale dhe xhandarë në terren për protestën e dhunshme!

October 23, 2026
Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

Kërcënoi me thikë dhe i grabiti portofolin të miturit, arrestohet 25-vjeçari në kryeqytet! Në procedim babai dhe motra, penguan Policinë gjatë aksionit

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In