• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitoret e vogla të berishizmit në mungesë të Berishës

by Mero Baze
22/12/2022 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati i sotëm në Parlament, është rasti tipik që Berisha fiton më shumë kur mbyllet brenda se sa kur del në betejë. Në procesin e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe atij të Avokatit të Popullit, Berisha nuk ka pasur kandidatë, por ka pasur armiq në këtë proces.

Bëhet fjalë për Ardian Dvoranin, me të cilin ai është në “gjak” dhe familjarisht, pasi biznesi i djalit tij i ka vrarë vëllain në Gërdec. Kishte po ashtu vigjilencën e duhur për Avokatin e Popullit, që ndonjë i vetëkandiduar i mbështetur me firma nga deputetë të opozitës, përfshi PD dhe disa mbështetës të “Foltores”, të mos përfundonte në garë por t’i tërhiqnin firmat.

Në fillim u fol se ka një marrëveshje mes grupit të Alibeaj dhe grupit të PS, që të shkëmbenin Avokatin e Popullit me Dvoranin. Bëhej fjalë për Ledio Brahon si Avokat i Popullit. Me sa duket më shumë se marrëveshje, ka qenë dëshirë personash dhe nuk funksionoi.

Nuk funksionoi pasi Berisha ka arritur t’i kompleksojë të gjithë kundërshtarët  se armiqtë e tij janë dhe armiqtë e çdo opozitari. Dhe ky nuk është sukses i vogël.

E gjithë kjo pastaj u përkthye në Parlament mbasdite në replika të egra mes Edi Ramës dhe disa prej drejtuesve më të lartë të PD.

Mund të themi me plot gojën se Berisha ka arritur që një gjyqtar “kampion të antikorrupsionit në botë”, të shpallur nga sekretari Blinken, ta rrëzon moralisht dhe politikisht në Kuvend, duke arritur të krijojë një shumicë kundër tij, duke i  imponuar si armiq të shoqërisë, armiqtë e tij personal. Është thelbi i shkollës së tij politike.

Një tjetër fitore e tij lexohet qatë tek replikat e deputetes Açka me Edi Ramën, që e akuzon atë mes të tjerash se po mban peng vulën e tyre. E kuptoj që është një fjali që ndoshta i ka ikur dhe nga gjaknxehtësia, por i ka folur subkoshienca e saj.

Të kërkosh nga kryeministri i vendit të drejtën mbi legjitimitetin e PD është e rëndë, pasi  është pikërisht ajo që thotë Berisha. Ai ka muaj e muaj që akuzon Edi Ramën se po përpiqet t’i japë vulën përmes gjykatave, Lulzim Bashës.

Tani del dhe një nga ana e PD që ankohet pse po na mban peng Edi Rama e nuk po na e jep vulën. Tani çdo vendim që të japë gjykata, duket sikur e ka dhënë Edi Rama, pasi të dy palët e kanë shpallur atë gjyqtar të çështjes.

Dhe kjo është tipike ajo që Berisha ka bërë këto 32 vite me drejtësinë, të cilën e quan drejtësi vetëm kur është në favor të tij.

Pas seancës së sotme, të cilën nuk ja vlen as ta presësh si do të mbarojë, i vetmi që i ka korrur frytet pa mbaruar seanca është Sali Berisha. Ka arritur të vërë në rresht kundërshtarët e vet, kundër armiqve të vet, dhe mbi të gjitha ka arritur të bëjë publik faktin se dhe Partia Demokratike mendon se gjyqin e vulës e ka në dorë Edi Rama.

Më shumë se kaq ai nuk ka çfarë fiton. Praktikisht ai mobilizoi kundërshtarët e vet në favor të halleve të veta. Kështu që kur i thuhet se sulmon SHBA për hallet e veta, nuk ka shumë kuptim, se për hallet e tij po luftojnë të gjithë.

Madje dhe Edi Rama, që mezi pret t’i shfaqen si Saliu përballë.

Next Post
EMRAT/ Bënin ‘namin’ me kanabis në Britani, e pësojnë tre shqiptarët

EMRAT/ Bënin ‘namin’ me kanabis në Britani, e pësojnë tre shqiptarët

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Në kohë të merhumit Enver, për dikë që ishte i çoroditur, i prishur nga mëndja dhe i kishte hipur gjaku në kokë, ishte e zakonshme shprehja, I KA HUMBUR VULA.
    Kështu edhe kjo puna e PD-së.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

March 17, 2026
“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In