• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitore tani quhet rikthimi në pikën në zero

by Mero Baze
14/09/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjatë komunizmit në Shqipëri tregohej një anekdotë për një kryefamiljar, i cili kërkonte vazhdimisht një shtëpi më të madhe për familjen e zgjeruar të tij. Kryetari i Komitetit e thirri dhe i tha se kërkesa juaj do të plotësohet në të ardhmen, por deri atëherë sa të normalizohet situata, do të mbash brenda në shtëpi dhe një familje tjetër në nevojë. Kështu që në vend të zgjerohej familja u ngushtua.

Pastaj vite me radhë kryefamiljari trokiste në dyert e Komitetit t’ia nxirrnin atë familjen tjetër që ja futën përkohësisht brenda në shtëpi.
Dikur më në fund ja nxorën dhe ai u lehtësua.
-Nuk dua më shtëpi,- tha. Tani jam mirë.
Pak a shumë kjo po ndodh me qasjen e Albin Kurtit ndaj dialogut me Serbinë dhe normalizimit të situatës në Veri.
Pa ndonjë arsye të madhe ai tensionoi situatën me targat pastaj me zgjedhjet dhe ndërhyrjen e policisë dhe në vend ta avanconte axhendën e Kosovës në perëndim, u kthye në një vend problematik me SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Për këtë arsye u fut nën sanksione.

Sot Kosova është i vetmi vend në territorin evropian nën sanksione, nëse Rusinë nuk e llogarisim Evropë. Bashke me të është akoma më shumë turp.
Tani gjithë vajtje ardhjet e Albin Kurti në Bruksel, përpjekjet për të reflektuar, dhe për tu dukur si viktimë, nuk janë më në shërbim të dialogut dhe normalizimit të situatës në Veri, por normalizimit të situatës së Kosovës me Perëndimin.

Ajo që po kërkon tani Albin Kurti, është që Perëndimi ti heq sanksionet që i ka vendosur për shkak të futjes së Kosovës në një kurs antiperëndimor.
Natyrisht sanksionet do të zgjasin, derisa Perëndimi të bindet që Kosova është partner i saj. Dhe kjo tanimë është proces, nuk është më vendim i një dite.
Por le të shpresojmë se një ditë do të ndodh.

Pra një ditë Perëndimi do t’ia heq sanksionet Kosovës, dhe atëherë Albin Kurti do të thërras fitore.
Ajo ditë na rikthen tek gjendja para sanksioneve, të cilat mund të mos vendoseshin kurrë nëse nuk do ishte Albin Kurti.
Është si ai kryefamiljari që kërkonte zgjerim, por u ngushtua më tepër dhe u gëzua kur ja hoqën komshiun që i futën brenda shtëpisë. Siç do të gëzohet Kurti kur t’i heqin sanksionet dhe ta rikthejnë aty ku e nisi. Në pikën Zero.

Next Post
Mazniku i përgjigjet PD-së: Drejtësia është rruga që kam ndjekur

"Procesi, digjital"/ Më 18 tetor nis Censi i Popullsisë e Banesave, Mazniku: Përgjigjia e pyetjeve, detyrim ligjor! Kush refuzon për 3 herë, gjobitet

Comments 1

  1. Emrullah Abdylheqimatukaj says:
    3 years ago

    Toskët e Shqipërisë, kanë një shprehje:
    “KU ISHE,
    HIÇ GJËKUNDI,
    E Ç’BËRE,
    ASGJË,
    TËRLI E VËRLI,
    E VËRLI E TËRLI,
    NJË MUT ME SHURRË,
    NË VORBË TË GROSHËS”
    Kosovarëve mirë tu bëhet.
    Deshën mutin ti udhëheqë, tani le të futen të gjithë në gropë të halesë e të rrijnë si mut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In