113 prokurorë të republikës zgjodhën si anëtaren më të re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Ledina Rizën.
Ajo fitoi përballë kolegut të saj në Prokurorinë e Apelit, Etien Kapo, i cili mori 83 vota.
200 prokurorë morën pjesë në votim ndërsa 4 fletë u shpallën të pavlefshme. Ledina Riza do të zëvëndësoje vendin vakant që u krijua pas shkarkimit nga vetingu të Ludovik Dodës.
/s.f