Pas humbjes 1-2 tre ditë më parë në Champions League, Borussia Dortmund ka gjetur fitoren në Bundesligën gjermane, duke mposhtur 3-1 Eintracht Frankfurt.
Për verdhezinjtë, golat u shënuan nga Marco Reus, Papastathopoulos dhe i përhershmi Pierre-Emerick Aubameyang.
Ndërkohë, Leipzigu i vendit të dytë i shkaktoi një humbje të thellë Freiburgut të Amir Abrashit, ku fitoi 4-0.
Mesfushori i kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen si titullar, por u zëvendësua menjëherë pas fillimit të pjesën e dytë.
c.a