• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitoi në Astir dhe tek “5 Maji”, Veliaj ironizon BF e PD: Mesazh që Tirana më shumë se gishtin e mesit, do ta përqafosh e të ecësh përpara

by Java News
16/05/2023 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. Në një intervistë për News 24, Veliaj tha se qytetarët në këto zona folën qartë që duan të vijojë puna dhe të mos bllokohen investimet. “Një mesazh që ne duhet të vijojmë të punojmë e të mos tërhiqemi pavarësisht debateve, bllokimeve, jo po mos ma prek Astirin, mos ma prek teatrin. Tirana qartazi do që të prekim plagët e t’i shërojmë ato, të prekim vendet e painvestuara e të investojmë. Tirana na dha një mesazh shumë të fortë tek Astiri. Kemi fituar Astirin, mbi mesataren e Tiranës. Na dha një mesazh shumë të fortë në Kombinat, në zonën ku kandidonte edhe si deputet kundërshtari ynë. Kombinati, ne kemi fituar mbi 60%. Kjo do të thotë që Kombinati ka mirëkuptuar ata që ose vonesat tona, ka gjykuar për keq ata që na bllokuan në punimet në Kombinat dhe na ka dhënë më shuam besim që unë e kthej në një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Ne kemi pasur një rezultat spektakolar tek zona e 5 Majit aty ku pretendohej se prej prishjeve e urbanizimit do kishte shumë pakënaqësi. Qartazi njerëzit, asnjërit nuk i vjen mirë kur prishet shtëpia qoftë edhe pa leje dhe e palegalizuar në Breg të Lumit, por kanë mirëkuptuar që qyteti duhet të ecë përpara dhe nuk mund ta bllokojmë qytetin”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se ky rezultat spektakolar për PS-në ishte dhe një mesazh për opozitën dhe kandidatin e saj. “Besoj që PD-së dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Tirana gjithashtu i dha, siç na dha ne një mesazh për të vijuar përpara, u dha edhe atyre një mesazh. Tirana më shumë se sa gishtin e mesit, do t’i japësh dorën e t’i hapësh krahët, ta përqafosh e të ecësh përpara. Dora e bashkëpunimit, kam përshtypjen ishte më e rëndësishme se sa gishti i mesit të Tiranës. Tirana gjithashtu i tregoi PD, ose koalicionit Bashkë Fitojmë që Tirana nuk është gati dhe s’ka qenë kurrë gati e s’do jetë kurrë gati të bëjë luftë me Amerikën.

Qartazi Tirana tregoi që kjo “martesë” mes të djathtës ekstreme e së majtës ekstreme, Saliut e Ilirit njerëzit që kanë thënë 101 e një të zezat nuk kaloi pa u vënë re në Tiranë. Tirana na dha të kuptojmë që kjo lloj hipokrizie me pretekstin, hajde se është politikë, kjo nuk funksionin në Tiranë. Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve, nuk është t’u pëlqejmë të gjithëve, por në përpjekje për t’u pëlqyer të gjithëve ti bën koalicion me dreqin e të birin duke menduar se Tirana nuk ka busull morale, ky eksperiment dështoi. Tirana tregoi që ka busull morale. Nuk do luftë me Amerikën, përkundrazi është qyteti më pro amerikan sot në Shqipëri dhe qartazi nuk është gati të jetë krushk në dasmën e Ilirit e Saliut”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se ky rezultat ishte dhe një mesazh për mediat dhe portalet që vënë gjoba.
“Ti ende pa dalë nga Prokuroria e pa dhënë shpjegime, ata kanë caktuar krimin, të kanë caktuar edhe dënimin. Qartazi Tirana ka një mllef dhe ndoshta partia që është dënuar më shumë pas Ilir Metës e Sali Berishës është partia e gjithologëve, e këtyre që ta bëjnë gjyqin ekran më ekran dhe ndërkohë s’ kanë lidhje me realitetin”, deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
FOTO/ Kreu i Gjykatës së Lartë vihet në pranga, dyshohet se ka marrë ryshfet prej 2.7 milionë dollarësh

FOTO/ Kreu i Gjykatës së Lartë vihet në pranga, dyshohet se ka marrë ryshfet prej 2.7 milionë dollarësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

September 30, 2026
U dorëzua pas 8 muajsh në arrati për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli, Policia del me njoftim për arrestimin e Eraldo Fizit: Dyshohet se…

U dorëzua pas 8 muajsh në arrati për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli, Policia del me njoftim për arrestimin e Eraldo Fizit: Dyshohet se…

September 30, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

SHBA kërkojnë nga Europa lirimin e rezervave të naftës

September 30, 2026
Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

September 30, 2026
Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

September 30, 2026
“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

September 30, 2026
Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

September 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

September 30, 2026
Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com