• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fitoi humbja!

by Skënder Minxhozi
14/06/2021 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nëse doni një situatë perfekte kaosi dhe vetëvrasjeje kolektive brenda një partie të madhe politike, përfytyroni sa më poshtë: Kryetari sapo ka dalë humbës në zgjedhje për herë të katërt rresht, por nuk jep dorëheqjen. Ish-kryetari historik, me një influencë vendimtare mbi partinë, sapo është shpallur non grata nga vendi më i madh në botë dhe ka dalë në mes të garës për kreun, për të njoftuar se mund të rikthehet. Për më tepër, ish-kryetari njofton se do të marrë mandatin e deputetit, duke e vënë partinë përballë detyrës së pamundur, që luftën e tij personale me Amerikën, ta imponojë si linjë zyrtare të partisë pas shtatorit. Më tej, kandidatët alternativë në garë deklarojnë se partia i tyre po i vjedh më keq se qeveria, se mijëra votues nuk janë lejuar në kutitë e votimit, ndërsa kryetari në detyrë nuk shkulet nga zyra. Aleati kryesor në zgjedhje ka degjeneruar në një partiçkë që s’i gjendet më nami e nishani, kurse Presidenti, aleati kryesor, ndodhet në procedure shkarkimi me bekimin e heshtur të ndërkombëtarëve. Së fundi, pala tjetër vijon e pashqetësuar me mandatin e ri, por gjen  gjithashtu kohën të miklojë kreun e opozitës për bashkëpunim dhe ndarje postesh. Sikur të mjaftonin të gjitha, joshja e qeverisë i jep dorën e fundit absurdit.

Kjo është PD e sotme, kur Lulzim Basha, politikani më humbës që ka shkelur ndonjëherë në derën e saj, bëhet gati të rikonfirmohet kryetar partie “në mes të qametit”. Një fitore më të keqe zor se do ta meritonte edhe vetë Pirro i Epirit, që është standarti historik i fitores që ka formën e humbjes.

Demokratët kanë vendosur të jetojnë edhe katër vjet të tjera duke mbajtur frymën e duke shtirë fall për atë që do t’i presë në zgjedhjet e ardhshme. Kanë zgjedhur të vuajnë idenë e humbjes, që ju rri mby krye si Shpata e Demokleut, e jo të nisin të ndërtojnë një projekt alternativ, i cili, krahasuar me kryesinë e Bashës, do të kishte të paktën alibinë që nuk ishte provuar si humbës!

PD e sotme ju dorëzua inercisë së humbësit dhe kotësisë së përgjithshme në të cilën ka rënë. Ju dha tundimit të mosndryshimit, si strehë për pak qetësi, megjithëse e di fort mirë në subkoshiencë se pas kësaj qetësie, ka ardhur gjithmonë një furtunë.

Qëndrimi i Lulzim Bashës në krye të partisë do t’i mbajë të ngrira të gjitha krizat që kanë shoqëruar PD që nga dita kur Berisha doli nga zyra. Më së pari, do të mbajë të pambyllur problemin më të nxehtë që po e mban PD të lidhur me zinxhirët e së shkuarës: fatin politik të ish-kryetarit. Dhe gjasat janë që me Lulin në zyrë, Berisha të vijojë të përdorë stemën e partisë për të gjitha betejat personale e familjare që i janë shfaqur në horizont.

Lidhja fatale e fatit të një partie me prijësin e saj historik, ka marrë të dielën një votëbesim me vota masive blu (të vjedhura a të blera, pak rëndësi ka). Hija e Berishës, e cila ka sabotuar projektin e Bashës, do të vijojë të mbetet e patrazuar pas këtij votimi, e ky dualizëm shkatërrimtar për fatin e Partisë Demokratike do të vazhdojë ta mpakë atë, siç ka ndodhur në tetë vitet e fundit.

Kjo e të dielës ishte fitorja më spektakolare e imagjinueshme e një projekti humbës. Ishte fitorja e inatit mbi arsyen, e emocionit mbi shpresën, e burokratëve anonimë e politikanëve servilë që duan mosndryshimin, mbi guximin për të provuar diçka të re pas fatkeqësisë.

Me Bashën në krye, demokratët do të duhet të durojnë edhe për katër vite shpotitë e palës tjetër për mandatin e katërt e të pestë të Ramës. Ashtu siç e sintetizonte dje dikush me humor të hollë “Rama takon Blinken, Basha takon Berishën”!

Partia Demokratike ka vendosur të vijojë endjen nëpër tokën e panjohur të lidershipit të dobët dhe pa ide, projekt e të ardhme. Është një mëkat dramatik të cilin nuk e meriton një parti që ka qeverisur vendin dhe që ka mbushur sheshet prej 30 vjetësh. Dikur historia do ta vendosë me logjikë të ftohtë notën e gjithë çfarë po ndodh, por PD nuk ka kohë të presë historinë. Ajo duhet të zgjidhë hallin e madh të momentit, qëndrimin e tejzgjatur në opozitë. Dhe të dielën u humb një rast madhor për ta filluar këtë rrugëtim.

Next Post
Nga hetimi për një trafikant droge në ‘Dosjen 339’ tek të dhënat nga Italia/ Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

Televizone, kompani, makina dhe 6 prona/ SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In