• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fitimtarët” që nuk shpjegojnë dot fitoren!

by Mero Baze
12/03/2017 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mero Baze

Ndryshimet në qeverinë Rama tre muaj para zgjedhjeve janë po aq të pazakonshme si protestat tre muaj para zgjedhjeve, por kjo me sa duket është dhe e vetmja gjë që i bashkon. Të dy palët kanë një arsye të tyre personale për këto akte të pazakonta, por që ende nuk lidhen me njëra tjetrën.

Opozita është në protestë për arsye thellësisht të brendëshme të krizës së saj. Lulzim Basha po përpiqet ti shpëtoj humbjes së postit formal në krye të PD, duke tentuar të mbaj PD jashtë zgjedhjeve, ndërsa Berisha po e inkurajon destabilizimin e zgjedhjeve, me shpresë se kështu merr fund reforma në drejtësi.

E vetmja aryse për të cilën ata nuk janë në protestë, është ajo që thonë, kërkesa për zgjedhje të lira. Në atë gjendje që është opozita dhe sikur zgjedhjet ti bëjmë në një inkubator të kontrolluar, ata sërisht do të humbisnin.

Edi Rama ka po ashtu arsye tërësisht personale dhe politike në këto ndryshime, të cilat ngjanë më shumë si një blindim para fushatës se sa si një lëvizje për të joshur çadrën.

E sigurt është, që ato nuk lidhen tashmë as me Ilir Metën, as me PD.

Për të kuptuar që ndryshimet nuk kanë lidhje me opozitën dhe çadrën e saj, mjafton të shikoni konfuzionin në të cilën është zhytur opozita nga ndryshimet në qeveri. I vetmi që tentoi ta konsideronte fitore, ishte fillimisht Berisha, që është bërë si ato nxitëset e tifozëve, por që në vend të minifundit i çudit njerëzit me “qyetarin digital”. Ai tentoi të shpik një teori rreth ikjes ë Tahirit, si sukses i opozitës ditën e parë, pastaj u hutua nga ikja e katër ministrave ditën e dytë dhe nuk vë dot gishtin tek asnëj arsye, se ku është fitorja e opozitës.

Basha u tregua më i përmbajtur një ditë më parë, duke bërë sikur nuk e “pranonte fitoren”, dhe kërkonte kokën e Edi Ramës.

Por e vërteta është se opozita nuk di ç’të bëj me këtë “fitore” të saj, pasi i duket herë si komplot, herë si pazar, e herë si fitore. Biles e keqja më e madhe që u ka ndodhur është se prej dje në mesditë, Edi Rama i ka hequr prozhektorët e shtypit nga çadra dhe i ka drejtuar mbi ndërtesën e qeverisë, ku një ditë lajmëron ndryshime, një ditë jep emrat e hequr dhe një ditë i lë të presin të dëgjojën emrat që do të vijnë.

Ilir Meta nga ana e tij është treguar indiferent ndaj ndryshimeve, dhe do ti votoj atë me rutinën me të cilën shumica ka votuar çdo ndryshim të propozuara nga të dy palët. Është e qart se ai nuk ja quan, “as nder, as qeder,” këto lëvizje Edi Ramës. Thjesht i shikon si punë të tij.

Nesër po ashtu do të jetë një ditë e vështirë për çadrën, kur të dalin katër emrat e rinj të cilët nuk thonë asgjë të re politikisht për PS dhe raportet e saj me çadrën dhe LSI, përkundrazi janë një përforcim politik i partneritit me faktorin ndërkombëtar dhe një mundësi përfaqësimi e femrave në sektorë kyç si shëndetësia dhe punësimi.

Politikisht ato nuk thonë asgjë, për të menduar se Edi Rama ka një problem me PD apo LSI, përkudnrazi duket sikur ai vërtet ka nevojë të jetë më i blinduar nga sulmet para fushatës. Dhe kur emrat të jenë publik nesër, kam frikë se këto ndryshime do të acarojnë më shumë opozitën, e cila nga fitorja që nxitoi të thërras të shtunë, mund t’ia nis vajtimit ditën e hënë, për këtë “provokim të ri të Edi Ramës”, që i mori dy ditë jetë çadrës me emocione të kota.

Next Post
Matura Shtetërore, kandidatët që kanë të drejtë të hyjnë në provimet e vjeshtës

Zgjedhjet e qershorit shtyjnë datat e provimeve të maturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 81-të e protestës para Kryeministrisë, i kërkohet delegacionit të BE-së në Shqipëri që të dërgojnë vëzhgues të pavarur!

Dita e 81-të e protestës para Kryeministrisë, i kërkohet delegacionit të BE-së në Shqipëri që të dërgojnë vëzhgues të pavarur!

August 19, 2026
Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Zelensky e shkarkoi për korrupsion, arrestohet zv/shefja e stafit të Presidentit!

August 19, 2026
“Nuk di si të qeverisë”- Grenell kryqëzon Kurtin: Kriza në Kosovë e krijuar prej tij, Perëndimi nuk do të punojë më me të!

“Nuk di si të qeverisë”- Grenell kryqëzon Kurtin: Kriza në Kosovë e krijuar prej tij, Perëndimi nuk do të punojë më me të!

August 19, 2026
Ndeshja kundër Pafosit, Dinamo ka nevojë për “lojtarin e 12-të”, transport falas për tifozët!

Ndeshja kundër Pafosit, Dinamo ka nevojë për “lojtarin e 12-të”, transport falas për tifozët!

August 19, 2026
Thatësira historike në Zvicër, niveli i liqenit të Zyrihut në nivelin më të ulët që nga viti 1951

Thatësira historike në Zvicër, niveli i liqenit të Zyrihut në nivelin më të ulët që nga viti 1951

August 19, 2026
Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

Zbulohen dy emrat për President në Kosovë, analistët: Duan dikë pa ambicie në politikë!

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

VIDEO/ Aksidenti tragjik me 3 të vdekur në Durrës, dalin pamjet! Mjeti me shpejtësi 114 km/h, godet bordurën dhe…

August 19, 2026
Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

August 19, 2026
U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

August 19, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com