• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fitimet nga turizmi, ja shtetasit nga vijnë më shumë para

by A R
04/06/2018 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen puna tek turizmi dhe shpenzimet që çdo vizitor bën në Shqipëri, pronarët e hoteleve, shtëpive të pushimit, bareve dhe restoranteve e dinë mirë se çdo turist ndryshon nga tjetri.

Vitin e kaluar, shpenzimet e turistëve arritën 15% të PBB, megjithatë disa grupe janë kontribuues më të mëdhenj se sa të tjerë. Si grupi më i madh i turistëve, ku 87% vijnë për pushime, shqiptarët nga Kosova janë padyshim edhe ata që i sjellin më shumë përfitime ekonomisë shqiptare. Një shtetas nga Kosova qëndron në Shqipëri mesatarisht 3.8 ditë dhe 83% e tyre qëndrojnë në hotel, ndërsa shpenzimi mesatar ditor për person arrin në 55 euro.

Në numra të ngjashëm llogaritet dhe eksperienca turistike e shtetasve nga Maqedonia, të cilët qëndrojnë në Shqipëri mesatarisht 3.6 ditë dhe 74% e tyre flenë në hotele. Ashtu si turistët nga Kosova, edhe maqedonasit shpenzojnë në vendin tonë mesatarisht 55 euro për person.

Të dy grupet, si dhe turistët nga Mali i Zi, për shkak se janë vende fqinje, preferojnë të vijnë me automjetet e tyre 86-90% dhe pjesa e mbetur me autobus. Megjithatë, turistët nga Mali i Zi janë më të pakursyer kur vjen puna tek shpenzimet për akomodim dhe argëtim. Shpenzimet ditore për person të një turisti nga Mali i Zi arrijnë në 105 euro dhe 93% e tyre zgjedhin luksin e një hoteli, për një kohëzgjatje mesatare prej 2.7 ditësh.

Malazezët janë kombësia që shpenzon më tepër ndër grupin e 5 shteteve me vizitorët më të shumtë në Shqipëri. Pas tyre ndjekin italianët që prishin 92 euro në ditë për person, por për një kohëzgjatje më të madhe me mesatarisht 6.2 ditë. Më pak se gjysma e italianëve zgjedhin të vijnë me automjetin e tyre, ndërkohë që 28% parapëlqejnë fluturimin me avion dhe 20% kapërcejnë detin Adriatik me anije.

Edhe turistët nga Greqia kanë një mesatare të mirë shpenzimi, prej 78 eurosh në ditë, duke llogaritur që një turist i huaj në vendin tonë shpenzon mesatarisht 63 euro në ditë. Grekët qëndrojnë mesatarisht 3.7 ditë dhe 78% e tyre zgjedhin të flenë në hotel, një raport më i ulët se për turistët nga Kosova apo Mali i Zi.

Ndërkohë, me diversifikimin e ofertës turistike të Shqipërisë dhe shtimin e vizitorëve nga Europa Qendrore, Veriore dhe Perëndimore pritet që të ardhurat për ekonominë shqiptare nga turistët të rriten më tej, duke zënë një vend edhe më të rëndësishëm në bilancin vjetor. /Scan/a.m.

Next Post
Njihuni me të vetmen shqiptare, që ka avion privat (FOTO)

Keni fobi udhëtimin me avion? Ja 10 këshilla për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In