• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fitimet e klinikave dentare/ Shqiptarët e të huajt shpenzojnë 224 mln euro për dhëmbët në 5 vjet

by Java News
05/12/2023 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj kanë shpenzuar të paktën 22.7 miliardë lekë apo rreth 224 milionë euro për të rregulluar dhëmbët në pesë vitet e fundit.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se të ardhurat e klinikave dentare kanë shkuar në linjë me zgjerimin e turizmit, që nga 3.9 miliardë lekë arritën në 6 miliardë, vitin e shkuar.

“Bëhet fjalë për një trend në rritje. Kryesisht nga të huajt. Kryesisht, italianët janë ata që vijnë në Shqipëri dhe bëjnë trajtime dentare. Kjo konfirmohet jo vetëm nga unë, por edhe kolegë të tjerë në këtë fushë”, thotë Aida Sadiku, stomatologe.

Për pushime dhe për të rregulluar dhëmbët. Një rrugë e dy punë po përpiqet të bëjnë, jo vetëm italianët. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se kanë qenë së paku 10 mijë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për trajtime stomatologjike.

Megjithatë, vetë aktorë nga ky treg në zhvillim, thonë se në fakt shifrat janë shumë herë më të larta, por sektori vuan nga një shkallë e lartë e informalitetit e cila shkon deri në 50 për qind.

“Është shumë më shumë. Kjo pasi siç në krahasim me një vit më parë, mund të them se kam 2-fishin e klientelës së huaj. Shfrytëzohen në mënyrë sinkrone, turizmi detar dhe pushimet. Është edhe pjesa e çmimeve që i josh të huajt”, vijon më tej stomatologia Sadiku.

Në gjithë vendin janë rreth 3 mijë e 800 stomatologë të licencuar, që punojnë në rreth 1 mijë e 500 klinika dentare. Në raport me 5 vite më parë, numri i klinikave është zgjeruar me rreth 20 për qind.

/f.s

Next Post
Detaje të reja/ Darka e fundit e Liridonës me fëmijët dhe Naimin, flet menaxheri i restorantit: Ishin të lumtur

Detaje të reja/ Darka e fundit e Liridonës me fëmijët dhe Naimin, flet menaxheri i restorantit: Ishin të lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In