• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fitimet e bankave shënojnë rekord historik, 15% më shumë rritje kundrejt vitit 2023

by B K
19/02/2025 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interesat e larta të borxhit publik gjatë vitit të kaluar, por edhe një rritje jo e vogël e portofolit të kredive për biznese dhe individë duket se solli fitime rekord për sistemin bankar, sugjerohet nga të dhënat e publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Në total, asetet e sistemit bankar u rritën me 6.4%, furnizuar kjo nga rritja e depozitave të qytetarëve dhe bizneseve me 5.9% dhe rritja e kapitalit aksioner me 10%. Totali i aseteve të bankave në fund të vitit të kaluar ishte pothuajse 2.1 trilionë lekë ose 21 miliardë euro.

Ndryshe nga asetet, fitimet neto të të njëmbëdhjetë bankave që operojnë aktualisht në Shqipëri arritën në 37.4 miliardë lekë, të cilat, me kursin aktual janë të barabarta përafërsisht me 370 milionë euro. Fitimet e bankave u rritën veçanërisht gjatë vitit 2023, kur kriza e inflacionit të lartë shtyu bankat qendrore në të gjithë botën, si edhe në Shqipëri, të rrisnin interesat bazë. Në rastin e Shqipërisë, rritja e interesave bazë solli rritje të fortë të interesave të titujve të borxhit publik të brendshëm, gjë që nga ana e vet solli më shumë të ardhura nga bankat që janë mbajtëse të pjesës dërrmuese të këtij borxhi por edhe fitime shtesë për bankat që kanë një pjesë jo të vogël të portofolit të kredisë me interesa të luhatshëm të varur nga interesat e bonove të thesarit 12-mujore.

Si rrjedhojë e kësaj, normat e fitimit të bankave në raport me kapitalin aksioner u rritën nga 12.3% në vitin 2022 në 17% në vitin 2023 dhe 18% në vitin 2024. Po kështu, norma e fitimit kundrejt aseteve u rrit nga 1.4 në 1.9%, gjë që do të thotë se bankat patën mundësinë të mbajnë si fitim neto 1.9 lekë në çdo 100 lekë asete.

Bankat në rastin e Shqipërisë kanë rreth 39% të të gjitha aseteve të investuara në kredi dhe 41% të tjera në në tituj, ku përfshihen blerjet e borxhit publik shqiptar.

Banka Kombëtare Tregtare është banka me më shumë fitime, si në vlerë absolute ashtu edhe si normë kthimi mbi kapitalin aksioner. Kjo bankë fitoi gjatë vitit të kaluar 8.7 miliardë lekë dhe pati normë kthimi mbi kapitalin aksioner në masën 24.1%. Raiffeisen Bank Albania ishte e dyta më fitimprurësa me 7.6 miliardë lekë fitime neto dhe normë kthimi 21%. Të gjitha bankat e mbyllën vitin 2024 me fitime.

Të njëmbëdhjetë bankat numëruan 7154 punonjës në fund të vitit të kaluar. Numri i të punësuarve u rrit me 130 vetë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, viti 2024 shënoi edhe rritje të numrit të degëve dhe agjencive të sistemit bankar nga 385 në 405 njësi.

Fitimet e bankave pritet të mos jenë kaq të larta gjatë vitit aktual për shkak se interesat e borxhit publik janë në rënie dhe politika monetare është drejt lehtësimit pas krizës thuajsedyvjeçare të çmimeve të larta.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shqetësim për sistemin bankar aktualisht është ekspozimi jo i vogël në sektorin e pronave të patundshme dhe rreziku që një rënie e çmimeve në këtë treg pas rritjes marramendëse të pesë viteve të fundit, të përkthehet në kredi të pashlyera si nga ana e kompanive të ndërtimit që kanë marrë hua për të ndërtuar ashtu edhe nga ana e konsumatorëve që kanë marrë hua për të blerë prona të patundshme. Afërsisht gjysma e kredive të dhëna nga bankat kanë pasur për qëllim blerjen e pronave të patundshme ndërsa sektori i ndërtimit ka marrë edhe rreth 17% të të gjithë kredisë të dhënë për biznes./BIRN

Next Post
Biznesmeni Gentjan Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentjan Sula paraqitet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In