• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fiter Bajrami/ Veliaj- Gurra: Besimtarët për herë të parë do të falen në sheshin e ri “Skënderbej”

by Java News
24/06/2017 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, me rastin e Fiter Bajramit, sheshi “Skënderbej” do të shërbejë si një hapësirë dinjitoze për besimtarët myslimanë të cilët nesër do të kenë mundësinë të falen aty. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman Shqiptar, ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij organizimi, duke bërë edhe dekorimin e sheshit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan detajet e fundit të organizimit dhe uruan të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit. “Jemi kujdesur për zbukurimin e qytetit për të theksuar se ky është një qytet i të gjithëve dhe besoj se në raste të tilla është çasti të urojmë njëri-tjetrin dhe të falenderojmë të gjithë ata që bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët të këtij qyteti sepse qyteti nuk është vetëm infrastrukturë, por edhe kulturë, edhe besim”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se pas afro një dekade, besimtarët myslimanë do të kenë mundësi që të falen në kushte dinjitoze, ndërsa shtoi se tashmë sheshi “Skënderbej” është kthyer në një hapësirë në shërbim të qytetarëve. “I largohemi situatës ku besimtarët faleshin në rrugë. Nuk ishte dinjitoze për qytetin, i cili nuk ofronte dot një hapësirë publike. Besoj se me miratimin e kësaj kërkese, bashkia ka marrë një vendim të drejtë sepse sheshi është për njerëzit, ndaj siç përdoret për koncerte, për evente, për aktivitete, ashtu duhet të përdoret nga të gjithë besimtarët”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndërsa bëri me dije se parkingu nëntokësor në sheshin Skënderbej do të jetë falas për të gjithë besimtarët nga ora 5 deri në 7 të mëngjesit. “I kemi marrë të gjitha masat për nevojat logjistike. Parkingu nëntokësor do të jetë falas për besimtarët nga ora 5 deri në 7 të mëngjesit. Nëse parkingu i sheshit do të jetë plot, atëherë do të hapim edhe parkingun te Bulevardi i Ri, çka besoj se është mjaftueshëm për të gjithë besimtarët që vijnë nga jashtë unazës”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ky ka qenë një muaj fantastik solidariteti, ku besimtarët myslimanë kanë ndihmuar familjet në nevojë në mensat sociale. “Përveç besimtarëve që kanë agjëruar dhe lutem që Zoti t’ua pranojë agjërimin dhe sakrificën, ka qenë edhe një muaj fantastik solidariteti në qytetin tonë. Janë ndihmuar shumë shtëpi, fëmijë, janë ndihmuar shumë qendra sociale, janë ndihmuar shumë mensa sociale, shumë qendra për fëmijët e rrugës, për gratë e veja. Dua t’i falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimanë sepse ka qenë një muaj solidariteti, përveç sakrificës së Ramazanit. Shpresoj, dhe lutja ime është që ky solidaritet që ne pamë në këtë muaj të vazhdojë gjatë gjithë muajve të vitit, sepse besoj kjo është ekzaktësisht fryma që i duhet Tiranës”, theksoi Veliaj.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra vlerësoi Bashkinë e Tiranës për investimin dhe kontributin, ndërsa theksoi se tashmë besimtarët myslimanë do të kenë mundësi që të falen në sheshin “Skënderbej”. “Pas një dekade rikthehemi për t’u falur në një ambient publik të mirëstrukturuar, të mirëinvestuar nga Bashkia e Tiranës. E fundit herë që është falur Bajrami i Madh në sheshin “Skënderbej” nga myslimanët e Tiranës dhe të gjithë vendit ka qenë viti 2009. Ajo që dua të ndaj sot për të gjithë besimtarët është që hapësira në dispozicion, pas rregullimit të sheshit ‘Skënderbej” nga Bashkia e Tiranës, është prej 16 mijë metra katrorë e ndarë 3 mijë metra katrorë për zonjat besimtare që do të jenë në orët e para të mëngjesit dhe 13 mijë metra katrorë në dispozicion për vëllezërit besimtarë. Pra, jo për ta falur më tashmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por në një shesh i cili është në dispozicion të çdo qytetari dhe besimtari njëherësh dhe për të qenë të gjithë sëbashku nesër në orët e para të mëngjesit në orën 6 për të falur Bajramin e madh”, tha Gurra.

Next Post
A po fillojnë edhe në Kosovë përgatitjet për zgjedhje të parakohshme

KODI PENAL/ Fotografoni votën ose merrni para, rrezikoni 5 vjet burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In