Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e urimit të Presidentit Donald Trump dhe Zonjës së parë për besimtarët të cilët festojnë sot Fitër Bajramin.
Në mesazhin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, ambasada ka përcjellë urimet më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar.
“Unë dhe Zonja e Parë i dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin.
Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të Ramazanit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime po lufton çdo ditë.
Ju ofrojmë urimet tona më të ngrohta për një festë të bekuar të Fitër Bajramit të gjithë atyre që e festojnë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.











