• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FITCH paralajmëron: Rritja ekonomike e Shqipërisë më 2019 mund të ngadalësohet

by Java News
12/08/2018 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas “Standards and Poors”, edhe gjiganti tjetër financiar, “FITCH Ratings” përmirësoi parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2018-ën. Por në vlerësimin e detajuar për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, FITCH pret që rritja ekonomike të frenohet vitin e ardhshëm, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë europiane. “Ekonomia shqiptare u rrit me shifrën robuste 4.4 për qind në tremujorin e parë. Për këtë arsye ne kemi rritur parashikimin për rritje vjetore të 2018-ës, nga 3.7 për qind në 4 për qind”, thotë gjiganti financiar.

Por sipas FITCH, pas momentit pozitiv të këtij viti, ekonomia shqiptare mund të humbasë terren, për shkak të efekteve negative nga jashtë.

“Edhe pse besojmë se kërkesa e brendshme do të vazhdojë të rritet, ne presim që në 2019-ën rritja ekonomike e Shqipërisë të zbresë në 3.5 për qind, për shkak të ngadalësimit që po ndodh në partnerët kyç të eurozonës”, raporton FITCH.

Gjatë dy viteve të fundit ekonomia shqiptare, ka përfituar nga situata e mirë ekonomike në eurozonë duke eksportuar më shumë mallra dhe shërbime drejt tregjeve të BE-se.

Por në tremujorin e dytë të këtij viti, rritja ekonomike e zonës euro zbriti në nivelin më të ulët të dy viteve, për shkak të shqetësimeve nga lufta tregtare mes SHBA-së dhe fuqive të tjera të mëdha ekonomike.

Sipas FITCH, ky frenim i aktivitetit ekonomik në Europë, e veçanërisht në Itali do të dëmtojë edhe ekonominë shqiptare, duke frenuar eksportet dhe flukset e tjera të të ardhurave që vijnë nga jashtë. Top Channel

Next Post
Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve

Kërcënohen familjarët e Thaçit, policia kosovare jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

October 31, 2026
VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

“Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë nga Saliu”- Avokati ironizon kreun e PD: Berisha bën thirrje për protestës kombëtare, por s’i shkojnë as familjarët…

October 31, 2026
“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

October 31, 2026
Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

October 31, 2026
Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

October 31, 2026
Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

October 31, 2026
“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

October 31, 2026
“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

October 31, 2026
VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In