• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fiskalizimi, deri tani janë lëshuar 107 mijë fatura elektronike

by Java News
24/02/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muaj e gjysmë nga fillimi i procesit të fiskalizimit mes subjekteve private dhe enteve publike (Deri më datë 18.02.2021) janë lëshuar 107.185 fatura elektronike e-invoice dhe fatura me para në dorë për 1.350 tatimpagues.

Nga kjo shifër, numri i faturave të lëshuara ndaj Enteve Publike është 9.371 ndërsa 514 është numri i faturave të lëshuara ndaj subjekteve private.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për procesin e Fiskalizimit, i cili ka nisur më datë 1 Janar 2021, për të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike, ose ndryshe B2G, do të publikojë çdo javë të dhënat e përditësuara për disa pika të këtij procesi.

Shifrat, të cilat do të publikohen në mënyrë periodike përfshijnë numrin e trajnimeve të zhvilluara apo numrin e subjekteve të trajnuara, numrin e faturave elektronike të lëshuara, takimet me shoqatat të ndryshme biznesi, kontabilistë, grupe të veçanta interesi etj.

Përsa i përket raportit përmbledhës për zhvillimin e trajnimeve deri më datë 22.02.2021, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të bëjë me dije se janë trajnuar 1252 Ente Publike, 9440 subjekte si dhe 790 Kontabilistë, me një total trajnimesh prej 11.482.

Takim në nivel teknik me palët e interesit:

Me qëllim qartësimin e tatimpaguesve, zgjidhjen e problematikave që ata mund të kenë edhe pas implementimit të Fiskalizimit, janë organizuar takime të përjavshme me shoqata të ndryshme biznesi, kontabilistë, grupe të veçanta si transporti, exchange, farmaceutika etj.

Gjithashtu më datë 1 Mars, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë një fushatë në terren, ku do të zhvillojë takime me bizneset e vogla, duke i vendosur në dispozicion çdo material dhe informacion të nevojshëm tatimpaguesve në lidhje me Fiskalizimin, me synim ofrimin e asistencës, për këtë reformë shumë të rëndësishme, si për Administratën Tatimore dhe gjithë tatimpaguesit./monitor

g.kosovari

Next Post
Raporti i DASH: Mbështetja e qeverisë për Komunitetet fetare në Shqipëri njësoj prej vitit 2015

SHBA flet për shqetësimet e personelit diplomatik në Kosovë dhe në botë nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In