• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fishkëllyesi vullnetar i çdo “sekreti”, Sali Berisha (dhe pse e “harron” emrin e Sofo Lazrit)

by Skerdilajd Zaimi
28/03/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skerdilajd Zaimi

Ndoshta është hera e parë që Sali Berisha po bëhet i bezdisshëm. Ndaj tij ka patur mllef, urrejtje, inat, kundërshti, admirim apo edhe frikë. Por bezdi vështirë të thuash se ka patur ndonjëherë. Duket se kjo kohë ka ardhur.

Dhe këtë ndjesi ta krijon sa fakti se mikrofoni për të vihet në një kohë kur ai po humbet rolin real publik për të kaluar në rolin e avokatisë së interesave personale, aq edhe për faktin se teknika e tij e sulmit politik është e vjetëruar dhe jashtë kohe saqë mund të quhet e papranueshme.

Në një intervistë dhënë për FaxNews, ish-presidenti i Republikës dhe ish-kryeministr flet qesim siç thotë populli për të vdekurit dhe të gjallët. Zbulon komplote dhe hap dosje spiunësh përherë në autoreferencë të plotë dhe pa asnjë mbështetje minimale dokumentare.

Z.Berisha është në një moshë në të cilën ka shumë rëndësi që të kuptohet se për çfarë ka respekt. Për historinë e jetës së tij publike ka dëshmuar shumë pak respekt, përderisa ai nuk konsideron si të denjë periudhën para viteve ’90 të cilën e ndan në para dhe pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Është për të qeshur përpjekja për periodizimin e jetës së një njeriu me këtë kut në një Shqipëri si ajo e viteve ’60-’70.

Z.Berisha ka dëshmuar se nuk ka respekt as për historinë si të tillë, për gjykimin e saj, as për institucionet, pasi nuk ndalet në akuza dhe lloj lloj versionesh personale që kanë ndikim kur përhapen në publik. Por edhe fyejnë. Një njeri që di kaq shumë gjëra delikate e di shumë mirë sesa e vështirë është t’i thuash ato publikisht nëse janë të vërteta. Por e vërteta me të pavërtetën, sensacionin, janë bërë njësh në një vend ku gjithkush mund të bëjë historianin dhe gjykatësin.

Vetëm në intervistën e djeshme, z. Berisha ka akuzuar pesë persona, tre të vdekur dhe dy të gjallë si spiunë(katër të rusëve dhe një të jugosllavëve).

“Sigurisht që rreziku rus është një rrezik real për Ballkanin, por më pak se kudo është në Shqipëri. Mos harro trashëgiminë e Ramës në raport me Rusinë. Ramiz Alia, e ndjera bashkëshorte e tij dhe Kristaq Rama që të tre kanë qënë celulë e KGB në Shqipëri. E vërteta kjo është, e them me siguri. Mund të thoja për Nexhmijen por nuk e them. Ajo ka qënë agjente e Mugoshës, kurse këta kanë qënë agjentë të KGB. Kjo në atë kohë ka qënë fare e njohur, plus dhe të dhëna të tjera…”, është shprehur ai.

Spiuni tjetër është Artur Meçollari, të cilit z. Berisha ia vendos mbiemrin si Muçollari.

“Përveç spiunit, u përzunë dy diplomatë rus por Muçollarin nuk ja dhanë me vete. Ata u përzunë …

Pyetje: Po thoni që Muçollari është spiun i rusëve?

Sali Berisha: Po them që është spiun i fuqive jo të NATO-s.”

Nuk dihet nëse ka ndonjë politikan tjetër në Europë që flet në këtë mënyrë dhe që ka kaq pak respekt për fytyrën e vet në publik. Z. Berisha ka qenë në pushtet, ai mund të ndihmonte në ndriçimin e shqiptarëve duke ofruar dokumente për aktivitetin e Ramiz Alisë në favor të KGB-së, të Semiramis Alisë, bashkëshortes së tij që sot, 32 vjet pas vdekjes përmendet si agjente e shërbimit rus, apo edhe për Kristaq Ramën.

Dikur z. Berisha është shprehur se hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit do të sillte përplasje dhe plagë sociale. Por për këta të tre dhe për Nexhmije Hoxhën nuk do të kishte kush qeder në Shqipëri.

Pushteti i z. Berisha i gjykoi dhe dënoi Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën për abuzim me detyrën me pasojë shkeljen e të drejtave të njeriut, por nuk tha asnjë rresht për aktivitete të tilla.

Cilado qoftë e vërteta ajo duhet hulumtuar dhe nuk është aspak pa vlerë që një sqarim të tillë ta japë edhe Autoriteti për Dosjet.

Përndryshe, kjo sjellje e këtij njeriu është një turp më vete dhe një gërmërr televiziv që nuk ka më asnjë efekt veçse atë të një palimpsesti që zbulon përditë e më shumë se ka vetëm një teskt të shkruar mbi vete e të cilin e reciton pa ndalim.

Por për t’i bërë qejfin kësaj loje retorike, i kujtojmë z. Berisha se ka harruar Sofo Lazrin, “Rezidentin” e Ramiz Alisë, siç e ka quajtur shpesh.

Shpresojmë që të jetë vetëm çështje e moshës dhe jo ndonjë aryse tjetër që do kompromentonte rëndë besueshmërinë e këtij Whistleblower – apo Fishkëllyesi – Fishkëllimxhiu vullnetar të çdo “sekreti”./Tema

Next Post
“Presioni për kronikën e rrëzimit të bustit të Enverit në televizionin e vetëm në vend”

"Presioni për kronikën e rrëzimit të bustit të Enverit në televizionin e vetëm në vend"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In